Epilogu

Personin që Arben Vitia e liroi nga karantina si i sëmurë psikik rezulton të jetë shëndosh e mirë

Bujar Cakolli, zyrtar i PDK-së dhe ish zëvendësministër, ka publikuar fakte ku njëri nga personat e liruar nga karatina me vendim të ministrit Arben Vitia si i sëmurë psikik, rezulton të jetë shëndosh e mirë.

“Ky postim është i njërit nga personat të cilët Arben Vitia i ka liru nga karantina vetëm pas tri ditë qëndrimi, si raste psikiatrike, e ky person është shëndosh si molla. Kjo është vepër penale, është abuzim dhe keqpërdrorim i pushtetit, është falsifikim dhe Arben Vitia duhet të jap llogari për këtë punë”, ka shkruar Cakolli.

“Pas kthimit nga Zvicra ku qëndrova 39 ditë nga data 20.04.2020 dhe qëndrimit në karantinë në Prishtinë deri sot data 23.04.2020 sot lirohem…”, ka shkruar personi në fjalë, e që është edhe emër i njohur për Ballkani.info.

Për këtë ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka publikuar edhe emrat e personave në fjalë. Mirëpo, më pas ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila e ka akuzuar deputeten Kadrijaj për shkelje të privatësisë.

Por, në një kundër reagim, deputetja ka thënë se do të paraqes edhe fakte tjera për falsifikim të dokumentave për largim nga karantina. /Ballkani.info/

Exit mobile version