Epilogu

PERSONIT QË I MASHTROI NJË MIJË PERSONA, POLICIA IA GJEN NË SHTËPI 20 MILIONË DOLLARË ‘CASH’

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar 20 milionë dollarë “cash”, që u zbuluan të fshehura poshtë dyshekut të një shtrati, në një apartament në Massachusetts.

Paratë besohet se janë të lidhura me një skemë piramidale prej 1 miliardë dollarësh, ku përfshihej TelexFree, një kompani e cila pretendonte se ofronte shërbim interneti nëpërmjet telefonit.

Hetuesit i zbuluan paratë teksa ishin vënë në ndjekje të një braziliani, i cili u arrestua.

Autoritetet thonë se kompania në fjalë përllogaritet të ketë mashtruar rreth 1 milionë persona në të gjithë botën.

Ndërkohë, zyra e hetuesisë në Massachusetts postoi këtë foto të parave të gjetura nën dyshek, në apartamentin e 28 – vjeçarit Cleber Rene Rizerio Rocha.

Exit mobile version