fbpx
Lajme

Përveç Kurtit, edhe katër kandidatë të VV’së s’mund të kandidojnë për deputet

47 kandidatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu është bërë e ditur një konferencë për media të KQZ-së.

Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Por, përveç Kurtit, në listën e VV-së nuk do të mund të garojnë as edhe 4 kandidatë.

Siç mëson Reporteri, bëhet fjalë për Liburn Aliun, Albulena Haxhiun, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi.

Sipas KQZ-së, 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, KQZ ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik.

Kujtojmë se Qeveria e Avdullah Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet.

Sipas Gjykatës Kushtetuese çdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëherë nuk lejohet që të kandidojë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close