fbpx
Lajme

Peticion: Kërkohet që noti të mësohet në shkollat e Kosovës

Një 12 vjeçare ka vdekur pasditen e djeshme në pishinën e fshatit Baice të Lipjanit. Po ashtu edhe para disa ditëve dy fëmijë kanë humbur jetën në një liqen artificial në Milloshevë të Obiliqit. 

Të dy këto raste nga një qytetare po shihen si pasojë e mungesës së notit si lëndë në institucionet arsimore.

E për këtë është organizuar një peticion online, ku i kërkohet Ministrisë së Arsimit që në institucionet e arsimit të vendos në planprogram edhe notin si lëndë.

“Sot kemi marr lajmin qe nje vajze 13 vjeqare u mbyt ne nje pishin, ku ishte 1,80 metra thell.Para dy jave u mbyten dy femije, njeri 9 vjeqar dhe tjetri 10 vjeqar ne nje liqen artificial ne Millosheve. E mos ti permendim te gjitha rastet qe ndodhin, ku sa e sa femije mbyten ne uj pershkak te paaftesive te notit.Noti esht sporti me i rendesishem qe njeriu duke filluar nga mosha femijerore duhet te dij.Esht shum e rendsishme qe te gjith femijet ta ken mundesin qe te mesojn notin, e per ket duhet te ken pergjegjsin shkollat fillore.Ju lutem nenshkruani peticionin dhe beni kerkesen ne Ministrin e Arsimit qe institucionet ta fusin notin ne planin arsimor. Keshtu nuk do te ndodheshin kaq shum aksidente ne uj”, thuhet në këtë peticion.

Këtu mund ta nënshkruani peticionin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close