fbpx
Lajme

Pettifer dhe Vickers: Perikli Teta plan për të asgjësuar bandat e Sali Berishës me 100 njerëz të armatosur në Ministrinë e Brendshme

Të tjera fakte dalin në dritë për ngjarjet e vitit 1998, vit në të cilin Sali Berisha tentoi marrjen me dhunë të pushtetit, duke përdorur grupe të armatosura. Dy historianët britanikë, James Pettifer dhe Miranda Vickers, në librin “Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit” (The Albanian Question: Reshaping the Balkans), kanë përshkruar tentativat e demokratëve për rrëzimin e qeverisë. Shkrimtarët kanë treguar se gjatë marrjes së Kryeministrisë nga grupe të armatosura dhe mbështetës së Partisë Demokratike më 14 shtator 1998, ministri i atëhershëm i Brendshëm, Perikli Teta, kishte në plan për t’i sulmuar ata me 100 persona të armatosur rëndë.

Në libër historianët kanë rrëfyer se gjatë trazirave, ambasadori i OSBE, Daan Everts, zhvilloi takime me një sërë liderësh politikë, përfshirë dhe Gramoz Pashkon, për qetësimin e situatës. “Sipas Pashkos, ai dhe ministri i Brendshëm, Perikli Teta, kishin rreth 100 njerëz të armatosur dhe kishin ndërmend të vrisnin cilindo nga protestuesit që do të tentonte të hynte në ndërtesë. Pashko ka thënë se i kërkoi ambasadorit Everts, t’u jepte mesazhe protestuesve duke u thënë se ishte e udhës të tërhiqeshin menjëherë nga ndërtesa, përndryshe njerëzit e tij do të hapnin zjarr”, janë shprehur dy historianët. Sipas tyre, pas kërkesës së Pashkos, ambasadori Everts kreu dy telefonata. Fillimisht, ai kishte në linjë Islamin, dhe ndërsa Islami dëgjonte, telefonoi Genc Pollon, duke i kërkuar që të zmbrapste protestuesit nga godina. Nga ana tjetër, ata kanë treguar se Pollo i deklaroi se do përpiqej, por kishte thënë gjithashtu se turma ishte e vështirë të kontrollohej. Por ambasadori Everest i ishte përgjigjur: “Ky është një konfrontim i armatosur që duhet të ndalet. Në këto kushte nuk mund të bisedohet”.  

Përmirësimi i situatës

Sipas dy historianëve britanikë, Pettifer dhe Vickers, pas negociatave të ambasadorit të OSBE, turma u largua nga Kryeministria dhe situata nisi të qetësohej. Nga ana tjetër nisën reagimet politike dhe hetimet për këtë ngjarje. Historianët kanë treguar se gjatë futjes në Kryeministri u vranë disa persona dhe 14 të tjerë u plagosën. Sipas tyre, kryeministri Fatos Nano i tmerruar ishte larguar në fshehtësi dhe nuk dihej ky ndodhej. “Meidani në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në mungesë të Nanos thirri forcat speciale për të bërë zap turmat e ndërkryera dhe të armatosura të Berishës, si dhe për të vënë nën kontroll rrugët e kryeqytetit. Në mbrëmje vonë, forcat qeveritare fituan kontrollin në pozitat kyçe të zëna nga mbështetësit e Berishës ditën e rrëmujshme të dhunës. Presidenti Meidani bëri një deklaratë në TV ku i bënte thirrje popullit për qetësi, ndërsa policisë i kërkoi të gjente sa më shpejt të ishte e mundur vrasësit e Hajdarit”, vijohet më tej në libër. Historianët kanë rrëfyer se ministri i Brendshëm kishte caktuar një shumë prej 200 mijë dollarësh për informatorët që do të çonin në arrestimin e vrasësve. Kliti Topalli 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close