fbpx
Lajme

Piloti bën aterrim të detyrueshëm, shkaku i një letre të gjendur në banjë të aeroplanit

Një fluturim i United Airlines nga Roma në Çikago ka bërë një aterrim të detyrueshëm në aeroportin Shannon të Irlandës të hënën.

Ky veprim, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është ndërmarrë pasi një mesazh i perceptuar si një shqetësim potencial i sigurisë u zbulua në bord.

Siç thuhet më tej, mesazhi bënte referencë për një bombë në aeroplan, një burim me njohuri rreth hetimeve i ka thënë Reuters.

Si pasojë, 207 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit u larguan nga Boeing 767-330 në Shannon Airport në orën 14:15, sipas kohës lokale.

Linja ajrore tha në Twitter se fluturimi tani është anuluar dhe do të niset për në Çikago të martën.

Letra kërcënuese, e cila thuhet se ishte vendosur në banjë, është duke u analizuar për të parë nëse përputhet me ndonjë shënim të tillë, të cilat janë zbuluar në mënyrë periodike në aeroplanë.

Policia gjithashtu po merrte mostra të dorëshkrimit nga udhëtarët, raportoi Irish Times.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close