Epilogu

Pinjollët e Jasharajve duke ngrënë iftar, Kelmendi i LPK nervozohet: komprometues flagrant edhe të Familjes

KY SHPËRDORIM I PINJOLLËVE TË JASHARËVE LEGJENDARË – KOMPLOT KUNDËR SHTETIT TË KOSOVËS

Gjithandej po shpërndahet një foto me pinjollët e Heronjve Shaban, Hamzë e Adem Jashari, të cilët po prezantohen duke e prit iftarin (ngrënien pasi të përmbyllet agjërimi ditor).Ky është një shpërdorim flagrant i këtyre viktimave mjerave – për ta komplotuar sa më rëndë Shtetin e Kosovës!

Rëndom, gjithandej fëmijët shpërdoren e viktimizohen me indoktrinime fetare, por shpërdorimi i pinjollëve të Jasharëve po më dhemb deri në palcë, sepse këta nuk i njohin religjionin dhe historinë e Islamit!Këto viktima nuk e dinë se në dogmën bazike të Islamit (në kanunin islam i quajtur Kuran), myslimani ka për obligim vetëm luftën xhihadiste – për t’i islamizuar/arabizuar me dhunë agresive popujt tjerë. Në dekadat e para të Islamit selefist janë pushtuar shumë shtete e popuj jo-arab, të cilët në ndërkohë i kanë asimiluar, respektivisht arabizuar. Edhe themeluesi i Perandorisë Osmane të njëjtin mision kishte: pushtimin e popujve për t’i islamizuar e asimiluar…

Secili religjion është krijuar për të asimiluar e sunduar sa më shumë popuj.Ata që i kanë indoktrinuar, viktimizuar e tjetërsuar këta pinjollë të Jasharëve janë ANTISHQIPARË, me vetëdije apo pa vetëdije qofshin!Islamizimi i shqiptarëve me islam selefist është komplot i rëndë i identitetit tonë etnik, kulturor, politik.UROJ këta pinjollë, tashmë komprometues flagrant edhe të Familjes Jashari, të ndërgjegjësohen shqiptarisht!Falënderoj edhe për keqkuptime, sidomos këta pinjollë viktima.Shëndet, mbarësi, respekte!

***Për ata që duan informim objektiv mbi islamin, këshilloj ta shfletojnë librin tim mbi Islamin (liraritë në Tiranë e Makedoni janë tut nga islamistët ta ofrojnë), e kanë këtu versionin elektroni:https://fjala.info/…/ibrahim_kelmendi_islami_religion…

Exit mobile version