fbpx
Lajme

Pinjolli i Enver Hoxhës, këshilltari i Kurtit e sulmon Artan Behramin: Do ta kesh fatin e Isa Mustafës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, do të jetë kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” se kryeministri aktual, Albin Kurti, i takon të kaluarës, derisa shtoi se PDK-ja është vizioni i qytetarëve.

“Albin Kurti i takon të së kaluarës. Duhet të flasim për të ardhmen… Albin Kurti është i mposhtur nga vetja e tij. Do ta shkatërrojë veten. PDK-ja e Bedri Hamza me këtë vizion që ka do të dalë parti e parë. Numrat s’janë të rëndësishme. Bedri Hamza do të jetë kryeministër”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër këshilltari i kryeministrit Kurti, adhuruesi i diktatorit Enver Hoxha, Hysamedin Feraj.

Ai ka thënë se Artan Behrami do ta ketë fatin e Isa Mustafës.

“Behrami kopjon Isa Mustafën. Sigurisht edhe fatin e tij mbas kësaj deklarate: Isa Mustafa – LDK: Vota e qytetarit nuk vendos se kush do ta qeverisë vendin – 9.5. 2020Artan Behrami – PDK: numrat s’janë me rëndësi. Bedri Hamza do të jetë kryeministër – 19.12.2024. Edhe pse LVV 500 0000?””, ka shkruar Feraj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close