fbpx
Lajme

Pirro i Epirit (319-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralët më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë

Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve.

Ndihmues dhe aleat i popujve italianë që ishin në luftë me Romën.

Ushtarët e tij e thërrsinin ”shqiponjë”.

U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, që rrezikonte qytetin e Tarantos.

Në krye të ushtrive të përbëra nga molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake.

Në kulturën perëndimore sot shprehja ”Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.

Në vitin 307, në moshën 12-vjeçare, Pirro u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret.

Lidhur me shkrimet për origjinën e Pirros së Epirit, e ndjej detyrim të bëj disa sqarime shtesë, mbasi krahas të tjerave edhe si bir i lindur në ato troje, – shkruan studiuesi Dahri, si më poshtë vijon:

Për mbretin Pirro i Epirit ka shumë shkrime, të para dhe pas Krishtit. Edhe para një muaji është një intervistë e dhënë në YouTube nga z.Taulant Ceka.

Që Pirro nuk është aspak grek, ka shumë të dhëna që e vërtetojnë:

a). Nëse do ishte grek, do shkruhej para dhe pas Krishtit – Pirro i Greqisë dhe jo Pirro i Epirit. Sa e thjeshtë dhe e kuptueshme është origjina e tij.

b). Gjithashtu Epiri, sipas gjithë shkrimeve të lashta pas Krishtit, ka qenë tokë e fiseve pellazge të kaonëve, thesprotëve, mollosëve dhe sot është tokë e lebërve, çamëve (dihen qëndrimet e shtetit dhe kishës greke me masakrat çnjerëzore ndaj popullsisë autoktone thesprote dhe mollose, gjatë këtyre 200 viteve) dhe janinjotëve me rrethinat e saj.

Epiri, Arbëria dhe Dardania, tre krahina të mëdha, kanë qenë të zotëruara nga banorë autoktonë pellazgë, sot quhen shqiptarë. Nuk mundet të pretendohet se popullsia e sotme në këto troje është 100% e një etnie, por 100 qind për qind këto troje kanë qenë të këtyre fiseve pellazgo-iliro-epirote dhe jo greke.

c). Që Mbreti Pirro nuk është grek, veç studimeve shkencore, historisë, kemi dhe disa fakte, logjike, konkrete. Ashtu siç thuhet, ai kur ishte foshnjë u dërgua për t’u mbrojtur te mbreti Ilir, në Durrës dhe jo, fjala vjen në Athinë, te grekët. Tjetër, gjithë pikënisjet apo vendi ku mbështetej ishte Epiri dhe jo Greqia, etj.

ç). I lëmë studimet shkencore dhe historinë, sepse trajtimet e tyre, dihen nga të gjithë që Pirro ishte djalë dhe mbret i Epirit. Këto nuk i lënë shteg asnjë abuzimi për identitetin e tij, duke patur parasysh mospërfilljet e tjetërsimit të tij nga manipuluesit, mashtruesit, të cilët shikojnë errësirë ditën dhe mënxyrë natën.

d). Nga shkronja “ç” kalojmë te “d-ja”.

Në Thesproti, sot Çamëri, ndodhet fshati Rizian (Rrëzanj). Kjo qendër banimi është një nga 7 qendrat e para, më të lashta të Thesprotisë. Sipas kërkimeve të kryera në vitin 2004, nga një qendër arkeologjike franceze, Rrëzanji rezulton që nga neoliti i mesëm.

Para vitit 1944, Risiani kishte rreth 90 shtëpi. Ishte i ndarë në 7 mëhalla (lagje). Njëra prej tyre emërtohej “Mahallaj i Pirrenjëve”, sepse banorët e saj rridhnin nga fisi i Pirros. Në ato vite kam njohur më të vjetrin e “Pirrenjëve”, Xhemali Karafilin. Xhemaliu ishte pasardhës i fisit të Pirros së Epirit; i urtë, zeshkan, trupgjatë dhe trim. Fjalëpak, shumë miqësor. E mbaj mend që rrinte shumë i mendueshëm! Këto cilësi i njoha unë. Ai vinte shpesh për vizitë në shtëpinë tonë, takonte kushërirën e tij, gjyshen time (Nanë Rubën, bijë nga fisi i Balinjarëve).

Pirro vendlindhen e ka në fshatin “Ledhëz”, në afërsi të qytetit të sotëm të Gumenicës. (Emri Ledhëz, është fjalë shqip, në dialetin çam, murit i thonë – ledh).

Detajet theksohen për të treguar fakte reale, prekëse, bindëse për vërtetësinë e origjinës së Pirros nga Epiri.

E pashë të arsyeshme që këto detaje t’ia bëj të njohura lexuesve dhe nëse i shërbejnë historisë të vërtetat, le t’i përfshijë.

Nga: Fahri Dahri, studiues i trevës së Thesproti/Çamërisë

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close