fbpx
Lajme

“Plaku ishte i shqetësuar, për çdo kamion me armatim policia e Kukësit kërkonte 5 mijë marka gjermane”

HEROI I KOMBIT GJENERALI I UÇK XHELADIN GASHI (PLAKU)ASHTU SI E KAM NJOHUR

Nga Sejdi Peka

Trembëdhjet vjet më parë me 21 Mars 2005, u nda nga jeta Gjenerali i UÇK të Kosovës, Komandant Plaku, Xheladin Gashi. Kush më shumë se Ai burrë fisnik e meritonte që të shikonte Kosovën e pavarur për të cilën kishte dhënë kontributin maksimal? Por ja që jeta është ndërtuar e tillë që edhe burrat e mbëdhenj vdesin. Dhimbja ishte e rëndë për familjën e tijë fisnike, për bashkluftëtarët dhe bashkpuntorët e tijë në rradhët e UÇK, por dhimbja u ndje e rëndë në të gjithë Kosovën edhe këtu në Shqipëri. Qëllimi i këtijë shkrimi është , që në këtë përvjetor të përkujtimit të “Heroit të Kosovës”, të hedh dritë në të vertetën e asaj që ka ndodhur. Gjeneral Plakun, ashtu siç njihej gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, e kam njohur në Krumë të Hasit në vitin 1998, në kulmin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës kundër pushtuesit sërb. Në atë kohë Gjeneral Plaku, ishte i ngarkuar me detyrën e Komandantit të llogjistikës të UÇK me qëndër në Krumë. Kurë mendon se i gjith armatimi luftarak, se të gjitha formacionet e UÇK janë mobilizuar dhe stërvitur për të pëballuar makinën ushtarake sërbe nga ky burrë i pa lodhur, çdo ditë dhe vite që kalojnë, figura e këtijë Heroi të Kosovës, ngrihet si zgalem në qiellin e Kosovës së lirë.

Plaku është njëri nga themeluesit e UÇK, bashkluftëtari i Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Hashim Thaçit, Nait Hasanit dhe qindra të tjerve që luftuan dhe derdhën gjakun për lirinë e pavarsinë e Kosovës. Ai ishte i pari ndër të parët që e zbrazi pushkën kundër agresorit sërb,  e dha sinjalin se Kosova duhej të çlirohej. Shumë shpejt në kulmin e luftës së popullit të Kosovës kundër pushtuesit sërb, me Gjeneral Plakun u bëmë miq. Por dëshmitarët e asaj që po shkruaj janë gjallë dhe ky fakt më bën krenarë që dëshmojnë të vertetën e asaj që po shkruaj. Në vitin 1991, unë me një grup nismëtarësh  kishim formuar Partinë Demokratike që përmbysi regjimin komunist në Shqipëri dhe në viti 1991-92, kam qenë Kryetar i Degës Partisë Demokratike në Has dhe Antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nga viti 1992-1997, kam shërbyer me detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë në Rrethin e Hasit dhe Tropojës dhe kam mbajtur gradën e Majorit të Policisë së shtetit shqiptar. Por me revolucionin Bolshevik të vitit të mbrapsht 1997 dhe ardhjën në pushtet të ish komunistëve, më nxorën në lirim ashtu si qindra ish të Përndjekur Politik që u larguan nga administrata shtetërore.

Në kulmin e luftës për çlirimin e Kosovës,  kam qenë në atë kohë Shef i Organizimit në Këshillin e Rrethit të Hasit, pasi që në Has zgjedhjet lokale të vitit 1996 i kishte fituar Partia Demokratike. Duhet theksuar të vertetën,  se qëllimshëm është injoruar nga qeveria socialiste e asaj kohe, se peshën kryesore të ndihmës së UÇK dhe të menagjimit të mijra të dëbuarve nga Kosova e ka mbajtur Këshilli i Rrethit të Hasit me të gjithë administratën e tijë dhe kryesisht Kryetari i këshillit Rrethit Hysni Alia. Hasi, si krahinë etno-gjeografike është trevë e Kosovës, i sillet Malit të Pashtrikut rreth e çark, që e ndanë Lumi i Erenikut me Gjakovën, kufizohet nepërmjet Drinit të Bardhë që rrjedh nga Malet e Pejës me Podrimën, zbret teposhte në bregun e djathtë të Liqenit të Fierzës, ndalon aty ku Skatina derdhët në Liqenin e Fierzës, duke ju ngjitur Qafës së Prushit dhe në zbritje bashkohet me Erenikun jasht kufijve të Shqipërisë Londineze. Eshtë një krahinë në formën e një ujdhese. Nuk ka krahinë tjetër në të gjithë Shqipërinë , që Konferenca e Londrës në vitin 1913, u tregua kaq mizore.

Kufiri i padrejtë zbret në dy anët nga maja e Pastrikut, tutje në Gurrën e Bardhë, duke e ndarë Hasin përgjysmë edhe zemrat e hasjanve. Edhe regjimi pushtues sërb, e ndau Hasin e përtej kufirit në Hasin e Gjakovës dhe në Hasin e Prizrenit, me qëllim për t’a sunduar më lehtë. Duke qenë në pozicionin gjeografik në ekstremin verior të kufirit që ndan Shqipërinë Londineze me pjesën tjetër të Atdheut, të Kosovës, Hasit gjithnjë i ka rënë për hise që i pari të ndeshej për jete a për vdekje me agresorët sllav për mbrojtjën e Atdheut. Për kohën që po flasim në vitin 1998, në këtë kohë në Shkodër me dt. 07. 06. 1998, ishte formuar “Komiteti Mbrojtja e Kosovës”. Ky komitet nxirte edhe një gazetë të përjavshme të titulluar MKK. Në programin e kësaj organizate ishte vazhdimi i drejtëpërdrejtë i aspiratave    politike , diplomatike e atdhetare të “Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, themeluar me 1 Maj të vitit 1918 po në Shkodër, nga patriotët e shquar, Hoxha Kadriu, Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Sali Nivica. Edhe në Has ashtu si në Kukës dhe në Tropojë në këtë kohë, nismëtarë të formimit të këtijë Komiteti, erdhën në Krumë dhe në takim me disa intelektual të Hasit u formua Dega e KMKK, ku për një koh të shkurtër u antarsuan dhjetra antarë nga Hasi me dëshirën për të ndihmuar deri edhe duke derdhur gjakun për çlirimin e Kosovës nga agresori sërb. Për këtë qëllim nga çdo antarë firmosej një deklaratë në formën e një betimi solemn . Komisioni nismëtar më ngarkoj që të kryesoj deri në zgjedhjet e zgjeruara që do të mbaheshin, mua si Kryetar i këtijë Komiteti. Në atë kohë, pushtetin lokal në Has e kishte fituar Partia Demokratike dhe qeveria socialiste e Tiranës, përpiqej që të fuste “mish dhie”, sa të mundej që luftën e UÇK për çlirim të ja faturonte si ndihmë qeverisë qëndrore në Tiranë.

Me sa jam i informuar, padrejtësisht dhe paturpësisht shumë qeveritarë të Partisë Socialiste në pushtet të asaj kohe, marrin “pension”si veteran të luftës së UÇK, pa derdhur asnjë pikë djerse apo gjaku, kurë në të vertetë ishin në detyrën e tyre funksionale. Këshilli i Rrethit të Hasit si qeverisje lokale, nuk i ka parë asnjëherë “këta veteranë”që rrahin gjoksin se çfar paskan bërë, apo të kordinonin veprimet me Këshillin e Rrethit të Hasit, kurë në të vertetë kan qenë në detyrën e tyre funksionale dhe nuk kan arsye që t’u bëhën barrë popullit të Kosovës duke pervetsuar “pensione” të pa merituara. Koha do të ndriçojë shumë të verteta dhe të bëjë me turp të gjitha ata që fallsifikojnë të vertetën e asaj që kë ndodhur. Ashtu si theksova më lart se Këshilli i Rrethit të Hasit dhe veqanrisht Kryetari Hysni Alia, ish i burgosur politik i regjimit komunist, një intelektual i spikatur dhe mjaft i guximshëm, asnjëher nuk është deklaruar “duke rrahur gjoksin” se çfar në të vërtetë ka kontribuar për luftën e Kosovës dhe aq më pak të kërkojë ndonjë privilegj mediatik apo “pension”të pa merituar. Këtë kontribut, e quan si detyrim në funksion të përgjegjësisë duke mbajtur peshën kryesore në menagjimin e gjëndjës të mijra te dëbuarve nga Kosova dhe ndihmës së UÇK. Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike në opozitë na kishte dhënë urdhër të prerë në atë kohë,  që me të gjitha forcat njerzore dhe mjetet të ndihmonim UÇK. Unë personalsht isha i ngarkuar nga Berisha, që në çdo dy ditë t’a informoja për gjëndjën në Rrethin e Hasit, dyndjën e refugjatve, maltartimet sërbe, provokimet në kufi dhe mundësitë tona për strehimin e refugjatve. Kishim urdhër që si pushtet lokal në kompetencat tona të ndihmonim dhe sensibilizonim njerzit për rëndësinë jetike dhe historike të kësaj lufte për të arthmën dhe bashkimin e kombit.  

Na njoftuan se dëshëronte të na bënte një vizitë pune në zyrat tona Gjeneral Plaku dhe Kryetari i Këshillit të Rrethit Hysni Alia u përgjigj se “do t’a priste me shumë kënaqsi këtë vizitë pune, në përpjekje të përbashkta në luftë për çlirimin e Kosovës”. Gjenerali erdhi në zyrën tonë në orën e caktuar. E pritëm me shumë përzemërsi. Ashtu i thjeshtë, shtat lartë si vigan, me një fytyrë të hequr dhe me flokë krejt të thinjur, jeta i kishte imponuar një mplakje të parakohshme. U takuam si miq që dukej se ishim njohur kohë më parë. Ai kërkoj bashkpunimin me UÇK jo vetëm të qeverisjes vendore , por edhe të gjith popullit të Rrethit të Hasit, të sensibilizohej për luftën e përbashkët. Të bënte përshtypje se në çdo pushim të frazave të dialogut të drejtohej me shprehjën “more ti djalë”, duke treguar se ai ishte më i matur dhe fjalë pakë në argumente. Ne u treguam të gatshëm për një bashkpunim të gjithanshëm, për strehimin e forcave vullnetare dhe stërvitjën e tyre, në akomodimin e armve dhe municionit luftarak  në ish repartet ushtarake të ushtrisë shqiptare që në atë kohë ishte shpartalluar si rezultat i revolucionit Bolshevik të vitit 1997 që përmbysi qeverinë demokratike. I rezervuam edhe disa zyra që do të shërbenin për Shtabin e UÇK.  Krimi më i madh i regjimit komunist është falsifikimi i historisë dhe në këtë kontekst unë po them se kushdo që ka shkruar se në kohën e luftës në Kosovë mundet që të këtë përballur ndonjë provokacion të ushtrisë sërbe, ushtria shqiptare apo i ashtuquajturi “divizioni i Kukësit”përgjatë kufirit me Kosovën në Rrethin e Hasit, thot një të pa vertetë ose një gënjeshtër që nuk i shërben historisë tonë kombëtare që brezat do t’a mësojnë. Pas hapjes së depove të armatimit dhe rrëmbimit të armve nga depot e ushtrisë në vitin 1997, Brigata ushtarake në Krumë është shpartalluar dhe nuk ka ekzistuar më. Ky është fakt, se ushtria sërbe ka depërtuar brënda kufirit shtetërorë dhe ka minuar deri në thellsi të tokës tonë me dhjetra kilometra katrore të territorit tonë. Ushtria sërbe është përballur vetëm ne rëzistencën e reparteve të organizuara të UÇK të komanduara nga Gjeneral Plaku dhe Shefi i Shtabit të UÇK Azem Syla (Daja) dhe grupet e organizuara të fshatrave vullnetare nga Kryepleqt e këtyre fshatrave të Zogaj, Letaj, Dobrunë, Vlahën, Cahan etj. dhe të disa ndihmave sparodike të Komisariatit të Policisë së  Hasit, që në vitin 1997 u mbrojt nga turmat e verbëruara komuniste për t’a grabitur, u mbrojtën institucionet me inisiativën e Kryetarit të Këshillit Rrethit Hysni Alia dhe administrata e Këshillit të Rrethit. Në një Konferencë shtypi që kam dhënë në atë kohë për mediat në Tiranë për gjëndjën e shpartallimit të ushtrisë shqiptare dhe depërtimit të ushtrisë jugosllave brënda kufijve tanë shtetëror, Ministri i mbrojtjës në atë kohë Luan Hajdaraga u alarmua kaq shumë sa që e ka marrë në telefon Kryetarin e Kshillit të Rrethit për të tërhequr dekleratën time si gjoja “të pa vertetë”. As që më shkonte mëndja. Janë dhjetra të vdekur dhe invalid që e kan pësuar nga minimi i tokës tonë në brezin kufitar me Kosovën. Ka qenë një investim i ndërkombëtarve në kuadrin e NATO-os, që ka bërë të mundur heqjën e minave në këtë territor. Respektivisht vendosëm që në Vlahën dhe në Cahan, të gjitha ambientet e ish reparteve ushtarake të viheshin në dispozicion të UÇK. U vendos që edhe reparti ushtarak i Helshanit të vihej në dispozicion të stërvitjes së formacioneve luftarake që do të dërgoheshin në ballin e luftës në Kosovë. Dolëm mëpastaj për një kafe dhe Plaku që nuk dëshëronte  të identifikohej me emrin e tijë të vertetë, ishte informuar se unë isha i zgjedhur që të drejtoja “Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në bisedë e sipër, pak i ndrojtur, më tha se, a ishte e mundur që në emrin tim të vinin me postë nga Zvicra për çdo javë 300 kopje të gazetës “Zëri i Kosovës” dhe më pastaj të shperndahej nepër qëndrat e stërvitjes dhe më gjërë në popull, më së shumti psqyroheshin komunikatat e aksioneve luftarake të UÇK kundër pushtuesit sërb. Pranova me shumë knaqësi. – A ishte e mundur të gjëndej një banesë këtu në Krumë që të tërhiqte familjën e tijë nga Kosova, se atje çdo ditë familja e tijë rrezikohej me jetë?. M’u kujtua se Ramadan Peka kishte një banesë të lirë dhe po t’i them unë, nuk do të më refuzonte kërkesën. Dhe Plaku i solli nga Kosova familjën që përbëhëj prej Zonjës së tijë Shefkije, një grua mjaft e zgjuar dhe e guximshme si Shota e Azem Galicës, Vjollcën, nusën e Djalit të tijë Ilirit që ndodhej i arrestuar në burgjet e Sërbisë, Fatmira e fejuara e Nait Hasanit, e bashkluftëtarit të tijë të luftës, një vajzë si zana e malit në Pashtrik, që Plaku e kishte si vajzat e tijë Jehonën dhe Vlorën. Kastroti 13 vjëçar në atë kohë, ishte një djalë i shkathët dhe mjaft çapkën, ndërkohë Fatmira dhe Vjollca e ndihmonin Plakun në Zyrën e tijë të punës. Duke qenë afër me banesë, familjet tona kishin hyrje dalje, për të hequr sa të ishte e mundur edhe stresin e familjës së Plakut, sidomos të tronditura për fatin e Ilirit dhe të Nait Hasanit që nuk dihej ishin të gjallë apo të vdekur nga hakmarrja gjakatare e sërbve kundër këtijë trimi të Kosovës. Familja e Plakut ishte një familje mjaft e edukuar dhe gruaja ime po i thoshte Plakut gjithnjë se dëshëronte të ishte si mbles që të kërkonte për nuse motrën e Nusës së Ilirit për djalin tim Liridonin, që në atë kohë ishte fare i vogël dhe bënim shaka. Familja jonë ishte në traditën e sajë në breza. -“Familja e Hazir dhe Iljaz Pekës ishte çerdhe bujare e mikpritëse e kosovarve të përndjekur , të vrarë dhe të sakatosur nga sërbët gjakatarë, pastaj nga sllavo-komunistët. Në shtëpinë e tyre përveq shumë kosovarve qenë të mirpritur Isa Boletini me muaj të tërë, trimi Sadik Rama i Xherxhevikut, udhëheqës i shquar i kryengritjeve të vitit 1913-1919. Po ashtu në këtë familje të madhe qenë të mirpritur Mehmet Aga i Llahushës, Mal e Tahir Berisha nga Peja. U mirpritën luftëtarët e Bajram Currit, Azem Galicës, Mehmet Konjuhit etj. Shkurt, prushi i atdhetarisë dhe bujarisë mbeti gjithnjë i ndezur në vatrën e Hazir dhe Iljaz Pekës. ”(shih Gazeta “Rilindja”e Ibrahim Rugovës dt. 19. Prillë 1994 fq. 19).  Ideali i përbashkët, ëndrra shekullore e hasjanve që duke qenë në ekstremin veriorë të Atdheut janë përballur në luftë të përgjakshme për të mbrojtur tokën arbërore dhe Gjeneral Plaku ka gjetur në Has një dashuri dhe respekt të veqantë.

Ashtu i thjeshtë dhe fjalëpakët, shumë shpejt Plaku rekrutoj me dhjetra luftëtarë në Has që u treguan të gatshëm të ndihmojnë në transportin e armatimit ushtarak që vinte nga Europa për të depërtuar përmes malit të Pashtrikut që e njihnin terrenin dhe për t’u rrjeshtuar në formacionet luftarake të UÇK. Lart më shumë se 23 dëshmorë nga Hasi brënda kufijve të Shqipërisë Londineze, derdhën gjakun për çlirimin e Kosovës dhe emrat e tyre janë shkruar në historine e lavdishme të kësaj luftë për të mbetur të pavdekshëm. Në çdo ndërmarrje të transportit të armatimit dhe të depërtimit të ushtarve të UÇK brenda rrjeshtimit të ushtrisë sërbe, Gjenerali nuk flinte as ditë dhe as natë, deri kur merrte lajmin e kryerjes me sukses të aksionit. Në Krumë kisha një “hotel” dy kate që isha përpjekur për t’a përdorur për biznes. Por si shkuan punët, në Mars të vitit 1988, 35 refugjat nga Planeja kaluan kufirin shtetërorë dhe ishte detyra Këshillit të Rrethit që t’i strehonte. Pa asnjë shpërblim nga shteti, bile më kujtohët se në UNCHR ka qenë i biri i Xhelil Gjonit i ngarkuar për të ndihmuar, kur mori vesh se unë isha “i Partisë Demokratike”, nuk dha asnjë ndihmë për ushqim për refugjatët.

Nëna ime , me ato që kishim, u gatuante buk, fasule, gjizë, kos, turshi dhe asgjë nuk kursente për njerzit dhe fëmijët e vegjël. Për më shumë se një muaj sa qëndruan në atë hotel, rrobat u amortizuan bukur shumë. Plaku kishte nevojë që sidomos vullnetarët e UÇK që vinin nga Europa Përëndimore, të akomodoheshin përkohësisht në kushte pak më të mira dhe më kërkoj që këto kontigjente t’i akomodoja në Hotel. Asgjë nuk na dhimbsej, është mjaft për t’u çuditur. Në këtë kohë, një avion “Mig 21”jugosllav fluturoj mbi Krumë dhe hodhi dy predha me qëllim për të guditur Hotelin duke menduar se aty ishte Shtabi i UÇK. Bombat ranë në afërsi, pa bërë dëmtime në njerëz dhe material, vetëm xhama të ther të ndërtesës. Plaku ishte mjaft i shqetësuar. Unë edhe në funksion të detyrës, isha i ngarkuar që të ndihmoja Plakun dhe shtabin e tijë në të gjitha pikpamjet. Një ditë Plaku më thirri në telefon mjaft i shqetsuar. Më tha se në Vlahën, ka disa ditë që grupe të armatosura gjatë orve të natës,  shtinin me armë kundër repartit  të UÇK. Plaku kishte dhënë urdhër që të mos i përgjigjeshin zjarrit të provokatorve, që të mos shkaktonin një konfrontim me popullin e Vlahnës dhe të shkaktonin viktima. Së bashku me Ibrahim Ukën, që kishte detyrën e mardhënjeve me publikun në Këshillin e Rrethit, shkuam në Vlahën dhe mblodhëm burrat e lagjeve të fshatit duke u parashtruar problemin mjaft serioz që parashtronte Plaku, të zgjidhej problemi ose ishte i detyruar të tërhiqte kampin e UÇK nga Vlahna. UÇK po luftonte kundër sërbve dhe jo të konfrontohej me popullin shqiptarë. Burrat e atij fshati na porositën për respektin që kishin për Gjeneralin e UÇK se “të qëllonin pa mëshirë provokatorët dhe nëqoftë se do të ishin nga fshati i tyre, ”ata nuk do të varroseshin në fshatin e tyre dhe do të konsideroheshin si armiq në shërbim të sërbve”. Në fakt ashtu siç u informuam, ata ishin me të vertetë disa mercenarë të paguar nga shërbimet sërbe dhe nuk u ndjenë më. Në një rast tjetër, Plaku ishte mjaft i shqetsuar se policia e Kukësit, i ndalonte kamionet me armatime që vinin nga Durrësi dhe për çdo kamion kërkonin 5 mijë marka gjermane nëndorë në atë kohë që të lironin rrugën. Plaku më tha se ky ishte një veprim shumë i rëndë dhe korruptiv që nuk po mundej t’a përballonte, si veprim antikombëtarë. Biseduam me shefin e ShIKUT, A.  L.  një djalë shumë i guximshëm që ka bërë sakrifica sublime për çlirimin e Kosovës dhe ai na tha se unë jam i pafuqishëm në ndërhyrje dhe i tha Plakut se “këtë problem t’a zgjidhë Sejdiu më mirë se kushdo tjetër. ”Me një makinë “Nisan”, shkuam në Kukës me Plakun. Unë thirra Shefin e Qarkullimit Rrugorë të Kukësit  në një kafe dhe i thash se “nëse do të këtë raste të tjera, pas çlirimit të Kosovës ai do të përgjigjej penalisht si agjent në shërbim të sërbve dhe se po sabotonte luftën për çlirimin e Kosovës”. Ai u përpoq që të shmangte përgjegjësinë se gjoja nuk kishte dijeni dhe se ky fenomen nuk do të përsëritej më. Në atë kohë Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Sali Berisha ishte mjaft i angazhuarr për luftën e UÇK. Shtëpija e tijë në Veçidol ishte kthyer në një bazë të rëndësishme të UÇK. Plaku më porositi që të pyesja Berishën për dëshirën që kishte Plaku me Azem Sylën(Dajën) që të zhvillonin një takim në Tiranë me Doktorin, për të kordinuar bashkpunimin dhe se kishin nevojë për këshillat e Berishës për të amortizuar problemin me një krah të UÇK që deklaronte se “ishin të Bukoshit”.  Unë e bisedova me Berishën problemin dhe Berisha më porositi që t’i transmetoja Plakut që t’i lironte dy oficerë “të Bukoshit”, njëri më kujtohet që kishte mbiemrin “Vula”dhe se ishte i gatshëm t’i priste udhëheqësit e UÇK në Tiranë. Sapo shkova në Krumë i thash Plakut se ai duhej t’i lironte “oficerët e Bukoshit”që i mbante nën vrejtje, pa i thënë se kjo ishte porosi e Berishës për të mos e ndërlikuar problemin. Plaku më tha se ata nuk janë nën vrejtje, por që shprehën se “jemi të Bukoshit”çfar bie në kundërshtim me kauzën tonë. Në duam të çlirojmë Kosovën pa ndikime partiake dhe pas çlirimit populli do të zgjedhë me votën e lirë alternativën politike që dëshëron në mënyrë demokratike. Me të thënë këto fjalë, Plaku rregulloj radion transmetuese dhe dha urdhër që oficerët në fjalë të shoqërohën deri në “kryqëzimin e Planit”dhe të largohën. Të nesrmën sapo shkova në zyrë, mora në tëlefon Berishën dhe e njoftova se “oficerët”në fjalë janë lën të lirë. -A i ke thënë Plakut se kjo ishte porosia ime-më tha Berisha. -Jo -, u përgjigja, Gjenerali është miku im dhe nuk ishte e nevojshme-. Dëshira ime ishte që me një formacion që mund ta grumbullonim me policët e liruar dhe vullnetarë të tjerë nga Hasi dhe Tropoja, të shpartallonim disa forca të pakta sërbe që ndodheshin në kufi dhe në drejtim të Qafës së Prushit të depertonim dhe të çlironim Gjakovën duke vendosur në mënyrë  simbolike Flamurin Kombëtarë në Hotelin e Pashtrikut dhe më pastaj të tërhiqeshim, se ishte e pa mundur të rezistonim forcat mbështetëse sërbe që do të vinin në ndihmë. Por, Gjenerali më largpamsinë e një politikani të kohës, nuk e pranoj planin. Ky veprim në kulmin e  Konferencës së Rambujes do t’i jepte shkak Milloshevicit që të akuzonte Shqipërinë për agresion dhe do të zemronte partnerët tanë ndërkombëtarë për veprime të pa tolerueshme. As sot nuk mundet të kuptoj se si Plaku gjente kohën të lexonte vazhdimisht dhe shpesh shkëmbenin libra të ndryshëm në zyrën e tijë.

Edhe sot e mbaj si relike një libër të dhuruar nga Plaku me një autograf ku me një shkrim të çartë ka shkruar, ”Z. Sejdi Pekës, në shenjë respekti për angazhimin maksimal për çlirim dhe bashkim kombëtar i dhuroj këtë libër. Plaku, Xheladin Gashi, Komoran Drenicë, 14. 02. 199. Has, Krumë. ”. Pikërisht me 14 Qeshorë të vitit 1999, sapo forcat e KFOR kishin hyrë në Kosovën e çliruar, me Adriatik Hoxhën, Seit Meshin, Dr. Rasim Hoxhën, Ram Muhadrin u nisëm për në Kosovën e çliruar të takonim Plakun që ishte emëruar me detyrën e Ministrit të Brendëshëm në qeverinë e përkohshme të Kosovës. Dr. Rasimit, një mjek profesionist neoro-psikiatër i dëgjuar në të gjith ish Jugosllavinë, sërbët i kishin zaptuar shtëpinë që e kishte pas Hotel Grand shum vite më parë dhe përdorur për administratën shtetërore sërbe. E takuam Plakun dhe i uruam detyrën, i treguam problemin si mundet t’a zgjidhim. Gjenerali e njihte problemin dhe na tha se aty ka të strehuar paramilitarë sërb dhe ju mos rrezikoni. Sonte natën do të dërgojmë forcat tona. Unë i thash se po kemi dëshirën që vet t’i largojmë dhe të ndeshemi me ta. Gjenerali qeshi me të madhe dhe tha se provoni njëher, unë po dërgoj forca mbështetëse të UÇK. Sapo makina jonë me targa TR u afrua, një paramilitarë sërb që qëndronte në shkallët e jashtme u lemeris dhe duke u përpjekur të hynte brënda, i ra me kokë derës që ishte e hapur me aq fuqi saqë mbeti në shkallë në të fikët. Ne ishim të armatosur me revole dhe kemi hyrë në ndërtesë. Përpara na doli me duart lart një sërb kokë madh sa një babune. Një njeri nga jasht na bërtiti se “ndërtesa ishte e minuar dhe do të hidheni në erë”. Dy plaka sërbe po bërtisnin me të madhe në ndërtesë duke kërkuar ndihmë. Një kosovarë na tha se ky që bërtet shqip se “ndërtesa ështe e minuar” është sërb dhe “të ja kalëroni nënën qenit”. Adriatiku e ndoqi asfaltit sërbin që fliste shqip dhe ai iku që nuk e zinin as zagarët. Kemi hyrë në ndërtesën e Dr. Rasimit që ishte 4 kate. Adriatiku e mori atë sërbin dhe pasi i dha nja dy grushte allashqiptarqe, e detyronte sërbin që të hapte çdo dhomë dhe çdo sirtar, me të vertetë po mendonim se çfar mundet të kishin kurdisur sërbët. Plakat ulërinin dhe sërbi i shtrirë bënte si i vdekur. I shikova pulsin, e kishte për bukuri. I hodhëm një kovë me ujë dhe disa shqelma kurrizit dhe u shërua. Nuk vonoj erdhi Plaku duke qeshur dhe na ftoj për një drekë në Restaurant “Kalifornia”nëse jam i saktë me emrin e restaurantit. Një kamarier që shërbente, e pyes se nga jeni zotëri”?Jam nga Prekazi i Drenicës me tha dhe jam Nipi i Ahmet Delisë së Prekazit. -Po Isë Ahmetin që ka banuar në Durrës çfar e ke?Ai është Gjyshi im, m’u përgjigj djaloshi. Unë e kam njohur Gjyshin tënd i thash por tani nuk jeton dhe djali menjëher shpërthej në vajë. Ah sikur t’a kisha njohur Gjyshin tim, tha duke fshirë lotët. Drama të njejta  populli shqiptarë. Edhe unë nuk e kisha njohur Babajn tim që ishte ndjekur nga komunistët dhe vetëm kur e kam gjetur varrin e tijë atje në Amerikën e largët. U ndamë me Gjeneralin me mjaft përzemërsi duke i uruar edhe njëher çlirimin e Kosovës dhe detyrën e lartë në qeverinë e Kosovës. Më pastaj nuk pata rastin që t’a takoj më. Në Komaran,  kam vizituar shtëpinë e tijë që ishte pothuajse krejt e djegur nga sërbet. Plaku nuk ishte në shtëpi.

Ai po merrej me ndërtimin e institucioneve të shtetit të ri të Kosovës. Kam takuar Shefkijën, atë burrëreshë trime që kurr nuk ju nda plakut në veprimtarinë e tijë luftarake, Ilirin që ishte liruar nga burgjet sërbe i dënuar nga gjygji special ushtarak jugosllav “për veprimtari terroriste” dhe më kan pritur si njeriun e tyre më të afërt. Vdekja e Plakut më dëshproi pa masë. Plaku ishte në kulmin e energjive të tijë për t’shërbyer shtetit të ri të Kosovës. Ishte një humbje e rëndë. Gjeneral Plaku në historinë e Kosovës do të mbetet lëgjendë, si Shaban Polluzha, Azem Galica, Mehmet Gradica, si bashkluftëtarë i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Për çdo përvjetor të vdekjes së tijë, populli dhe qeveria e Kosovës e përkujton me nderime dhe Akademi Përkujtimore. Gjeneral Plakun nuk e harron populli  Hasit,  nuk e harron kurrë këtë hero, këtë martir, që sa më shumë vitet kalojnë, ai shkëlqen si meteor në qiellin e lirë të Kosovës për të cilën luftoj aq shumë, deri në vdekje. Dhe unë jëm krenarë që e kisha mik.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close