fbpx
Lajme

Plani i Korrigjimit të Kufijve nuk ishte as i Thaçit e as i Vuçiqit, por i Toni Blerit

Vazhdimisht është diskutuar e debatuar se kush e nxori planin e Korigjimit të Kufijve apo Shkëmbimit Territorial. Por, Baton Haxhiu ka dhënë garanci se ky nuk ishte as plani i Thaçit e as i Vuçiqit, por i ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe z. Toni Bler i cili ka kontribuar pothuajse më së shumti për bombardimet e NATO-s.

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se ky plan nuk ishte mbështetur nga Gjermani për shkak të Kroacisë dhe Bosnjes. Por, gjithashtu pavarësisht se ishte mbështetur nga Britania e Madhe edhe atje janë munduar ta godasin këtë plan, për të mos ia dërguar kreditet Toni Blerit, sepse ishte drejtues i partisë Laburiste.

Ai ka treguar se fillimisht, ndërkombëtarët ia kanë prezantuar planin për Asociacionin i cili ishte i tmerrshëm dhe ishte refuzuar. Në atë plan thuhej se në marrëveshjet duhet të përfshihej edhe Referendumi për shkëputje për serbët pas 20 vjetësh. Kjo ishte refuzuar kategorikisht, dhe Thaçi arriti ta nxjerr një marrëveshje ku pas marrëveshjes së Asociacionit, në fund thuhej se marrëveshjen do ta korrigjojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close