Epilogu

Plisat të pa kënaqur që derbi i Gjilanit të luhet në “Fadil Vokrri”

FFK ka vendosur që derbi në mes të Gjilanit dhe Dritës të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky vendim i federatës nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Prishtinës, Plisat.

Ata përmes një komunikate kanë shprehur pakënaqësinë për këtë vendim dhe kanë kërkuar nga komuna dhe KF Prishtina që sa më parë ta marrin pronësinë e stadiumit.

Ky është reagimi i tyre:

Kryetari Agim Ademi paska marre vendim qe ndeshja Drita – Gjilani te luhet ne stadiumin e Prishtines!
Stadiumi i Prishtines, sipas Agim Ademit, mund te shnderrohet ne prone e cila leshohet per kedo qe deshiron te luaje ne fushe te mire!
Nuk eshte faji i Prishtines qe qytetet tjera i kane stadiumet sikur ara patatesh.
Stadiumi i Prishtines eshte vetem per ndeshjet e Prishtines dhe Kosoves dhe asnje ekip tjeter nuk duhet te lejohet qe te vije ketu sepse pasojat po i bartim gjithmone vetem ne.
Poashtu, i bejme apel kryetarit te Komunes se Prishtines, Shpend Ahmetit, qe komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin ne menaxhim stadiumin e Prishtines e te mos mbetet ne meshire te dallavereve e manipulimeve te Ffk-se
!

Exit mobile version