Kësisoj, ndryshimi i kësaj rregullore ka nxitur reagime të shumta në vend. Mirëpo, për këtë nga fillimi i vitit 2018, importi i veturave do të kufizohet në vjetërsinë e tyre prej disa vitesh.
Dogana e Kosovës ka konfirmuar se deri kur është afati i kësaj rregulle për importimin e automjeteve në vitet e kufizuara.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Adriatik Stavileci ka shpjeguar për “Indeksonline” gjithë procesin në fjalë. Sipas tij, vetëm gjatë muajve të kaluar importi ka shënuar rritje.
“Afati për importimin e automjeteve me vjetërsi më tepër se 10 vite është deri më 31 dhjetor, pas kësaj date, për qytetarët qëndron rregulli, deri në 10 vite vjetërsi të automjetit. Ka një rritje të importit të veturave gjatë këtyre muajve, deri më tani numri importit në vend ka arritur në mbi 25000”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.