“Poeti më i madh i të gjitha kohërave, Homeri, ishte një Pellazg, ose më mirë, një shqiptar pellazgët janë mesazhi i antikitetit.
Nga Gjon KekaÇështja e prejardhjes së shqiptarëve ka qenë një nga temat më të diskutueshme për historianët, gjuhëtarët, gjeografët, shkencëtarët e ndryshëm, njerëzit e urtë, studiuesit etj., dhe mund të thuhet se që të gjithë kanë treguar në mënyrë tepër bindëse dhe jo hipotetike për një vazhdimësi të gjuhës shqipe që nga koha e pellazgo-ilirëve dhe përkatësisë së kombit shqiptar, si i vetmi komb që identifikohet natyrshëm me pellazgët e që në fakt janë vetë shqiptarët, kjo për faktin se ata janë mbështetur edhe në karakterin, gjenin, imazhin, racën, gjuhën etj.
Interesi i shtuar për ta njohur më thellë gjenezën dhe rrënjët e kombit të lashtë shqiptar ishte i madh sidomos tek historianët gjermanë, italianë, francezë, suedezë etj.
Të gjithë bënin studime të thella të etnografisë, antropologjisë dhe çështjes së gjuhësisë për të mbërritur kështu tek konkluzioni i tyre studimor se pellazgo-ilirët janë shqiptarët e sotëm, kjo vazhdimësi dhe ruajtje e kësaj race ka ardhur si rezultat se ky komb edhe përkundër asaj që ishte i pushtuar nga pushtues barbarë të ndryshëm. Ata në esencën e tyre e kanë ruajtur gjenin, gjuhën dhe karakterin prej shqiptari dhe si të lashtët e gadishullit Ilirik. Ndër këto, në gjykimin e të gjithë këtyre studiuesve, historianëve, kritikëve të paanshëm etj., etj., është ajo se ata kanë identifikuar qartë pellazgo-ilirët me emrin e shqiptarëve si komb, dhe kjo tregon se ata kanë arritur kështu ta nxjerrin nga thellësia e kohëve famën e madhe të kombit të lashtë shqiptar si një komb që ka prejardhje të drejtpërdrejtë pellazgo-biblike.
Me studimet e tyre të thella dhe konkluzionet apo edhe tezat e shtruara të tyre rreth origjinës pellazgo-shqiptare, ata kanë arritur të gjejnë vetëm vendin e thesarit të gadishullit Ilirik. Ndërsa studimet e mëtejshme në vijim dhe gërmimet hulumtuese nënkuptojnë më saktësisht rrugëtimin e studiueseve, historianëve, gjuhëtarëve etj., edhe në kohët tona drejt gjetjes edhe të thesarit të plotë të këtij gadishulli dhe prejardhjes së thellë të origjinës së kombit shqiptar dhe gjuhës së lashtë të tij pellazgo-ilirike. Edhe pse më herët është thënë se origjina e pellazgëve është një mister në historinë e saj, me nxjerrjen e këtyre argumenteve dhe studimeve serioze te autorëve perëndimor dhe historianëve me nam ndërkombëtar, por edhe duke parë se edhe pse jemi në shekullin XXI nuk është ngritur ndonjë tezë e re, apo nuk është gjetur ndonjë dokument tjetër që rrëzon apo redukton këto të dhëna dhe dokumente etnologjike, linguistike, arkeologjike etj., se shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejt të pellazgo-ilirëve.
Tani, me studime e tilla të këtyre autorëve seriozë rreth origjinës pellazgo-shqiptare më nuk ka mbetur asnjë pasiguri për të trajtuar këtë çështje edhe në ditët tona me një seriozitet dhe energji edhe më të shtuar në gjetjen dhe prurjen e plotë të bërthamës vertikale dhe horizontale të pellazgo-shqiptarëve, një studim edhe më i thelluar dhe permanent i studiuesve të rinj, sidomos tani në këtë shekull do të sillte një gjetje të plotë të tërë kësaj origjine që ka qëndruar së bashku me thellësitë e kohëve misterioze dhe me plot dyshime e pasiguri, prandaj duke u bazuar në studimet e autorëve që kanë trajtuar këtë çështje dhe risitë që do të mund të shfaqen, pasiguria dhe dyshimet do të binin përballë diellit që do të lindte dhe do ta ndriçonte në tërësi tërë historinë e origjinës pellazgo-shqiptare.
Ndërkaq, nisur nga kjo mund të nënvizoj se historia është një besëlidhje në mes të burimit të argumenteve (dokumenteve) të kohërave dhe historianit, ndërsa shpirti i kombeve është garancia e kësaj besëlidhjeje. Prandaj askush nuk mund të ndryshojë apo të ndërhyjë në këtë besëlidhje të fuqishme të kombeve me vetveten dhe historinë e tyre burimore. Një studiues serioz rreth lashtësisë së shqiptarëve si komb dhe gjuhës së tyre si një nga më të lashtat dhe që rrjedh nga pellazgo-ilirishtja, është ipeshkvi Giuseppe Crispi, profesor dhe drejtues në Universitetin e Palermos.
Ai sjell dëshmi dhe gjurmët e reja si gjetje të tij gjatë hulumtimeve të tij dhe studimeve mbi origjinën pellazge dhe lidhshmëritë natyrore të saj me gjuhën shqipe. Ai madje në “memorien e thelle të tij mbi gjuhën shqipe”, përveç asaj që gjuha shqipe është gjuhë pellazgo-ilire, ai e sheh këtë gjuhë si “dominues”në gadishullin Ilirik dhe e cilëson si “gjuhë të Perëndisë me një marrëdhënia të thellë historike apo si “nëna e gjuhëve” (Opuscoli di letteratura e di archeologia di monsig. Giuseppe Crispi, 1836) në këtë gadishull të lashtë.
Duhet nënvizuar se gjetjet e reja të autorëve të shumtë gjatë hulumtimeve të tyre dhe studimeve serioze të dokumenteve, gjurmëve dhe gjenealogjisë së shqiptarëve, kanë sqaruar se qytetërimi i vjetër në gadishullin ilirik nuk ishte askush tjetër por pellazgo-ilirët, të cilët përbëjnë zanafillën dhe simbolikën e gjuhës së tërë kohës dhe të kuptuarit e tërësishëm të vetë fenomeneve dhe misterit që ka qëndruar gjerë në ditët tona rreth origjinës së pellazgo-ilirëve se ata janë rrënjë e qytetërimit të përbashkët europian dhe shqiptarët janë pasardhës të natyrshëm të tyre.