fbpx
Lajme

Ushtari i UÇK-së: Isha në burg me Kurtin, nga ora 8 deri në 10 fliste në telefon vetëm serbisht

Ushtari i UÇK-së, Agim Hoti, në vitin 2007 ishte bashkë me Albin Kurtin në burgun e Prizrenit. Ai për gazetarin Vehbi Kajtazi ka treguar disa histori interesante sa i përket burgut.

Sipas Agim Hotit, Albin Kurti nga ora 8 deri në ora 10 vazhdimisht në telefon ka folur serbisht. Ai po ashtu ka treguar se atë kohë ishte pjesë e LVV-së.

M’ka ba përshtypje, atë kohë shembull në burgun e Prizrenit, në ora 8 në mbrëmje, gardianët e burgut ia kanë sjell telefonin Albinit dhe nga ora 8 deri në ora 10, Albini komunikonte në gjuhën serbe, hynte në tualetin e dhomës e lëshonte ujin dhe nonstop fliste në gjuhën serbe, shumë e vërtetë. Dhe një natë prej netëve i thash, m’fal thash Albin, po me kë po komunikon ti serbisht, tha unë flas me atë të të drejtave të njeriut, Katasha Kandiq dhe me thanë të drejtën besova, amo kështu ka qenë, nga ora 8 deri ora 10 gardiani ia ka pru telefonin dhe për natë kështu ka ndodh, nonstop ka fol, asnjëherë se kam dëgjuar me veshtë e mi duke folur Albin Kurti me familjarët e tij në gjuhën shqipe, pa keqkuptime“, tregon Agim Hoti për Paparacin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close