Epilogu

“Polici i frustruar i paqes mendon se bëhet i guximshëm, nëse e nënçmon heroin e luftës”

Shkruan: Kimete Berisha

Heroi: I çliron të gjithë, përveç vetveten!

-,Këtë ndjenjë nuk e kupton pa qenë madhështor.
Dashamirët shqiptarë të Serbisë dhe fëmijët e komunistëve shqiptarë nuk e kuptojnë këtë që po mundohem të them,
sepse kur p.sh. Demaçi ka vuajtur, Hoxha dhe jugosllavët e tjerë ia kanë lëpirë akulloren Beogradit.

-,Kur je Hero, të vjen inat, shumë shumë inat, kur të ndalojnë policët dhe nuk të njohin e edhe nëse të njohin, nuk u mjafton informata se ti ke dashur të vdesësh për atdhe dhe sa herë do të prishet moti ty të tregon këmba.

-,Sa më askushi njeriu – aq më e madhe nevoja e tij të kacafytet me dikush-in.

Sa më antitalent poeti- aq më e madhe nevoja e tij që t’i mohojë heronjtë e shkrimit.

Dikush kujton se bëhet shkrimtar i madh veç nëse guxon të thotë se ‘Kadare nuk është shkrimtar i madh’.

Pra, kur oborri yt është i mbushur me varre, me vetëdije ti nuk lyp privilegje, por nuk e kupton se pse polici shqiptar së bashku me policin serb në Graçanicë, të nënçmojnë e të pyesin:

Ku po shkon?
A je e martuar dhe pse s’je e martuar.
A s’ke dasht vetë apo t’ka ndodh najsen?
Ku ke qenë?
Çka e ke këtë burrin?
Çka jeni ju ndërmjet vete? Kallzo drejt: a keni pi?

Heroi voziste. Na ndali policia.
Polici ishte i lodhur dhe shfaqte padurim.

Veç ideja me dyshu policia në të, heroit i nxehej gjakun. ‘Unë e kam çliruar këtë vend – nuk jam unë ai që i shkel ligjet’…

E përbeva ‘pashë Zotin’… Ky djali është i ri – as nuk të njeh’!

-,Kur i thua heroit ‘nuk të njoh’ bën gabim edhe më të madh.

Më tregoi dikush, tha, kur këtyre ditëve i tha Kadaresë se të rinjtë nuk e njohin – se nuk lexojnë, …shkrimtari u habit dhe u mërzit: Vërtetë nuk lexojnë më?!.

(Më e dashur sot është lufta kundër rrudhave sesa lufta kundër robërisë).

-?Një ditë, duke e kënduar ‘Summertime’ – Mungo Jerry, nipi i habitur më tha:
Kim, edhe ti e di këtë këngë, a?

Dhe të trajnohen ta frenojnë nevojën për t’i thënë askushit ‘kush je Ti’.

-,Pa e shkatërruar egon tënde dhe pa u bë hero i heshtjes – e ke çliruar botën, ama nuk e ke çliruar veten: veten e mban peng të egos, dhe në burg të krenarisë.

P.S. Njëri para disa kohëve m’u afrua për dashuri me një tendencë shumë interesante:

Kjo është mënyra kur njerëzit ta fshijnë një pjesë të jetës për t’u barazuar me pjesën tënde të mbetur.

Exit mobile version