fbpx
Lajme

“Policia bashkë me serbët dogjën shtëpitë e shqiptarëve në Rahovec”, reportazh i vitit 1998

Dëshmitarja e shtatëmbëdhjetë kundër Thaçit dhe të tjerëve ka folur për periudhën e korrikut të vitit 1998 në Komunën e Rahovecit.

Pas pyetjeve të avokatit të Thaçit, dëshmitarja serbe Bozhaniq e ka pranuar se civilët serbë ishin të armatosur nga Serbia.

Një reportazh të gjatë e kishte bërë gazetari Nebi Qena, më 29 korrik 1998, për situatën në qytetin e Rahovecit. Nebi Qena ishte gazetar pranë agjencisë Associated Press.

Demokracia.com ka siguruar reportazhin dhe fotografitë tronditëse të publikuara pas vrasjeve të kryera nga forcat serbe në qytetin e Rahovecit.

Rahoveci një javë pas ofensivës serbe kishte mbetur i zbrazët, kurse ditën kur e vizituam u gjetën edhe pesë kufoma të reja e ata që i gjetëm gjallë luteshin për Kosovën“, fillon reportazhi për gjendjen në Rahovec.

Ne e kemi hangër. Ishalla jemi kurban për krejt Kosovën”, na tha Bashkim S. nga Rahoveci, i cili në qytezë ishte kthyer për të varrosur babain e masakruar të hënën e kaluar nga policia”, tregonte Nebi Qena në reportazhin e tij.

Ashtu siç e pranoi sot dëshmitarja serbe se Serbia i kishte armatosur civilët serbë në Rahovec, ashtu e konfirmon edhe ky reportazh i vitit 1998, menjëherë pas luftimeve në Rahovec.

Gazetari i Kohës Ditore më pastaj bashkë me një rahovecas kishin shëtitur rrugëve të Rahovecit për ta parë situatën nga afër.

Gjysëm i rrënuar, i patrolluar nga policët e veturat me civilë të armatosur, Rahoveci kutërbon nga shtëpitë e djegura dhe ngordhësirat“, thuhet ndër të tjera në reportazhin për situatën në Rahovec.

Duke treguar fotografitë sesi ishin djegur 8 persona në oborr të shtëpisë së Sheh Mehedinit, gazetari Qena kishte treguar se policia së bashku me serbët e Rahovecit i dogjën shtëpitë e shqiptarëve. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close