Gazeta Sinjali raportoi se presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë sonte në dasmën e vëllait të saj, Ramadan Osmanit të organizuar në hotel Garden në Prishtinë.
Por siç duket nuk shkoi gjithçka siç ishte planifikuar pasi që Policia dhe Inspektorati kanë zbarkuar në këtë hotel.
Perderisa Policia e Inspektorati intervenuan për të mbrojtur ligjshmërinë, presidentja dhe dasma e saj ruheshin pikerisht nga mbrojtja e afërt e policisë.
Nuk dihet nëse Inspektorati do ketë mundësi dhe guxim për të zbatuar vendimin e qeverisë dhe shpërndarë mysafirë siç ka vepruar në shumicën e rasteve.