Lajme
Policia e Shqipërisë shpall në kërkim një kosovar për mashtrim
Policia e Shqipërisë ka shpallur në kërkim një kosovar për një rast të mashtrimit të kryer në rrethin e Krujës.
Ndonëse nuk është specifikuar në raport policor se për çfarë mashtrimi bëhet fjalë, sipas policisë ai po kërkohet intensivisht nga policia që të arrestohet.
“Më datë 6 dhjetor 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor- Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.Rr, vjeç 54, banues në Llugagji, Kosovë, i dyshuar për mashtrim”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit, transmeton Indeksonline.
Kosovari do të ndiqet për këtë vepër penale nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.