Në orët e pasdites policia nga rajoni i Mitrovicës ka shoqëruar për në stacionin policor tre persona.
Sipas prokurorit kujdestar në Mitrovicë, Njazi Rexha, të tre personat lëviznin nëpër qendrat e votimit. Rexha thotë se të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor për verifikim.
“Të tre personat janë marrë për intervistim për shkak të lëvizjeve të tyre nëpër qendrat e votimit”, ka thënë Rexha për Express.
Ndërkohë që orë më parë edhe një person tjetër u arrestua në Mitrovicë. Ai sipas prokurorisë, dyshohet se mbante një fletëvotim në xhep.
“E kemi zënë një person me një fletëvotim që është i pavulosur. Për momentin personi është duke u intervistuar”, tha prokurori Rexha.