Epilogu

Policia në aksion, e kërkon edhe Donika Kadaj-Bujupin

Para pak çastesh, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e deputetes së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Donika Kadaj – Bujupi.

Indeksonline mëson se deputetja po kërkohet nga autoritetet e sigurisë me një urdhër nga Gjykata Themelore.

Bëhet fjalë për rastin e deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët akuzohen për gjuajtjen e gazit lotsjellës kohë më parë në Kuvend.

Ndryshe, PK-ja po kërkon për ta dërguar në Gjykatë edhe ish-liderin e LVV-së, Albin Kurtin. Mirëpo, i njëjti nuk gjendet në banesën e tij te “Parku i Qytetit” në Prishtinë.

Exit mobile version