Aleksandër Arsenijeviq, kryetar i partisë “Mbijetesa Serbe”, ka shkruar një status në Facebook, në të cilën ka ngritur një pretendim të çuditshëm.
Sipas Arsenijeviqit ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka realizuar një takim në komunën e Zveçanit, në një restorant me emrin Hajduçki/
Në pretendimet e tij, Arsenijeviq ka thënë se dikush duhet të shpjegojë se përse ka ndodhur ky takim.
“A do të na e shpjegojë dikush se me kë është takuar dje z.Sveçla, ministër i Ministrisë së Brendshme në Qeverinë e Kosovës, në restoranin Hajduçki konak që është në komunën e Zveçanit?”, shkroi ai, transmeton Nacionale.
* Gazeta Nacionale ende nuk ka arritur të konfirmojë nëse ministri Sveçla ka qëndruar në Zveçan ashtu siç pretendon z.Arsenijeviq.