Epilogu

Porosia e Edi Ramës për Kurtin: Me hapa të pakonsultuar mund të fitohen ca vota, por jo e ardhmja

artamenti amerikan i Shtetit, Blinken fillimisht zhvilloi një takim në Ambasadën amerikane në Tiranë në 13:35h.

Në 14:15h u takua me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale.

Më pas në 15:05h Blinken u takua me presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Ndërsa në 15:35h, Sekretari Blinken mbajti një fjalim në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”.

Në 16:15h, Sekretari amerikan i Shtetit filloi takimin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Vizita e Blinken po përcillet me masa të larta sigurie.

Policia e Shtetit ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve në disa pjesë të Tiranës do të jetë i ndaluar prej mëngjesit të datës 15.02.2024 deri në përfundim të vizitës së Blinken pasdite.

Kryeministri Rama ka thënë se vizita e paraparë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken është e një rëndësie të veçantë.

Sipas tij, vizita e Blinken tregon se shteti shqiptar është ngritur në “një tjetër nivel” në pozicionimin e tij ndërkombëtar.

“Pa diskutim që është një vizitë me rëndësi të veçantë vizita e çdo Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Në fund të fundit, Shqipëria nuk është një vend i madh, as me fuqi ushtarake. Por, me sa duket, është një vend i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, në këtë kohë kaq të trazuar. Kjo do të thotë se Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar siç është angazhimi i fundit në Këshillin e Sigurimit”- ka thënë ai në ATV më 14.02.2024.

Rama ka thanë se kjo vizitë lidhet edhe me një besim shumë të fortë të aleatëve strategjikë te Shqipëria, pesha në rajon dhe me një konsideratë të veçantë me rolin që ka marrë përsipër Shqipëria në rajon si një dorë e shtrirë e miqësisë.

Kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri dhe e gjashta e një Sekretari amerikan të Shtetit.

Exit mobile version