fbpx
Lajme

Ish këshilltari i Kushnerit: Thaçi pos nga armiqtë, u desh të ruhej edhe nga ata që ishin afër tij (Surroi) etj

Libri “Lindja e një demokracie me parathënie të shkruar Bernard Kushner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez z. Bernard Kushner. Ai kishte treguar për unitetin, problemet brenda delegacionit të Rambujesë e mendimet pro at kontra.

Ministri italian Lamberto Dini u fut menjëherë në këtë të çarë të ofruar. Ai i kërkoi me ngulm Hashim Thaçit që të hiqte dorë nga ideja e vet e referendumit dhe ta nënshkruante marrëveshjen. Përballë presionit të italianit, i cili kërkonte një përgjigje të prerë po ose jo, Thaçi zgjodhi të përvidhej”.

Më tutje autori tregon se “Negociatorët, në veçanti amerikanët, u përpoqën ta shfrytëzonin këtë kohë shtesë që do të jepej për të sjellë të gjitha saktësimet e kërkuara nga shqiptarët. Por Hashim Thaçi s’mund t’iu shpjegonte sidoqoftë se do t’i duhej të sigurohej për mbështetjen e plotë të UÇK-së, ndërkohë disa nga krerët e tij lokalë, që ishin kundër bisedimeve nën ndikimin e një pjese të diasporës, po mundoheshin të merrnin kontrollin e UÇK-së. Zgjedhja e Sylejman Selimit, që kishte besimin e plotë të Hashim Thaçit, në funksionin e kryekomandantit ua preu shkurt atyre dhe shmangu kështu prishjen e unitetit të UÇK-së në çastin më jetik për vendin. Shefi i delegacionit kosovar, atë ditë, nuk iu desh të ruhej vetëm nga kundërshtarët e largët, por edhe nga disa që gjendeshin pranë tij”.

Kur mori vesh se Veton Surroi po iu shpjegonte ndërmjetësuesve të Grupit të Kontaktit se UÇK-ja kishte humbur legjitimitetin për shkak të përçarjeve të brendshme, dhe se marrëveshja mund të nënshkruhej pa asnjë vështirësi tjetër, iu u desh t’i thoshte që të mos shprehej më në mënyrë kaq negative dhe të pamenduar. Disa ndërmjetësues mendonin se problemet e brendshme të UÇK-së do ta dobësonin Thaçin dhe do ta shtynin ta pranonte autonominë. Më kot: ai arriti që t’i rregullonte këto vështirësi me telefon dhe t’i mbante qëndrimet e veta“, tregoi autori.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close