Analisti i cili njihet për mbështetjen e tij publike ndaj Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar gjatë ditës së sotme dy statuse ku thumbon ish kryetarin e Skenderajt z. Sami Lushtaku.
Ai ka thënë se “Sami Lushtaku, hala mundesh me u tërheq nga gara! Se mandej ndoshta edhe nuk mundesh”.
Ai pas pak kohe ka vazhduar përsëri të shkruaj për garën në Skenderaj duke thënë se “Sami Lushtaku: E mposhtim Bekim Jasharin bashkë me Albin Kurtin në Skenderaj Jaaa, ky zheg sivjet tepër i ka mundu njerëzit!
Sami Lushtaku gjatë ditës së sotme ka thënë se ai do t’i mposhtë edhe Bekim Jasharin edhe Albin Kurtin në Skënderaj.
“Pozhari në mbështetje të Bekim Jasharit dhe Albin Kurtit: Ky zheg do ta mundojë Lushtakun”
