Fiset e ashtuquajtura gjermanike, të cilat formuan kombet e Evropës Perëndimore dhe Veriore emigruan nga Lindja drejt Perëndimit. Si pikënisje këto fise patën territoret e Detit të Zi, Ilirisë dhe Trojës.
Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën.
Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Evropën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata.
Frankët janë fisi me origjinë gjermanike që formoi së bashku me galët dhe romakët kombin francez.
Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav. Shpesh me emrin
Teuton përfshihen të gjitha fiset gjermanike.
Anglo-saksonët janë fiset që populluan Albionin (Britaninë) dhe që u bashkuan me britanikët e vjetër për të formuar kombin britanik.
Normanët janë, gjithashtu, fis gjermanik, që kanë luajtur rol në etnogjenezën e kombit gjerman.
Gotët e quajtur albanë, janë një fis i rëndësishëm gjerman. Dihet që këto kanë populluar Evropën me emigrimet e tyre nga Lindja.
Por cilët ishin këta popuj dhe nga dolën?
Këta popuj kanë qenë të së njëjtës origjinë me popujt pellazgo-trojano-iliro-thrak, ose e thënë ndryshe gjermanët janë iliro-thrakë.
Shkrimet e historianëve antikë dhe atyre të Mesjetës, vërtetojnë që frankët, gjermanët dhe skandinavët janë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejt Perëndimit.
Ka dy valë dyndjesh kryesore të fiseve gjermanike, nga territoret trojane dhe ilirike, në drejtim të perëndimit.
Faza e parë fillon pas Luftës së Trojës, pra rreth shekullit XII p.l.k., por edhe më përpara për të cilat folëm më parë. Siç e pamë, janë të dokumentuara emigrimet e trojano-dardanëve drejt Italisë me Ene Dardanidin, emigrimi i nipit të Ene Dardanidit, Britit drej Albionit në shekullin XI p.l.k., emigrimi i trojanëve drejt Belgjikës dhe drejt Skandinavisë. Këto janë vërtetuar nga autorët antikë si Virgjili, Straboni, Dionis Halikarnasi etj., si dhe nga historia e shkruar nga këta popuj gjatë Mesjetës.
Faza e dytë fillon në shekullin IV p.k. dhe vazhdon deri në shekullin e VI-VII të erës së re. Në këtë fazë janë emigrimet masive të popujve të quajtur gjermanikë, nga Iliriku dhe Troja. Pse morën rrugën e emigrimit këta popuj që lanë pas vende të ngrohta dhe të begata dhe shkuan në vende të ftohta dhe të varfra?…vijon