fbpx
Lajme

Presidentja e vendit të varfër me dy shtëpi në Marigona Hill – veç njërën e bleu mbi gjysmë milioni euro

Zotëriu i Parë, Prindron Sadriu është bërë pronar i një shtëpie të re në ‘Marigona Hill’, katër vjet pasi ai dhe presidentja Vjosa Osmani deklaruan kontraktimin e shtëpisë së parë në lagjen luksoze në Hajvali të Prishtinës.

Në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2023, të publikuar këtë vit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, presidentja e Kosovës ka deklaruar blerjen e shtëpisë të vlerësuar 520 mijë euro.

Në formular, presidentja ka deklaruar se shtëpia është në pronësi të bashkëshortit të saj.

Prejardhja e pasurisë për blerjen e kësaj shtëpie ka ardhur nga shitja e shtëpisë së Prindon Sadriut në Australi, nga shitja e shtëpisë së prindërve të tij si dhe nga kursime e hua familjare, ka deklaruar Osmani.

“Shitja e shtëpise në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”, thuhet në deklarim.

Formulari i deklarimit të pasurisë së Vjosa Osmanit më 2022
Formulari i deklarimit të pasurisë së Vjosa Osmanit më 2023

Megjithatë, bazuar në deklarimet e mëhershme të Vjosa Osmanit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, nuk ishte raportuar asnjëherë shtëpia me sipërfaqe 218 metra katror në pronësi të Sadriut, e cila është prezantuar si origjinë e mjeteve për blerjen e shtëpisë së re.

Paparaci, ka mësuar se kjo shtëpi e re – e përshkruar si ‘banim në varg’ në formularin e APK-së – ndodhet në lagjen luksoze në Hajvali të Prishtinës. Aty janë të vendosur edhe afaristë milionerë e figura të tjera politike. Në ‘Marigona Hill’ posedon banesë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Shtëpia e re e deklaruar nga presidentja Osmani, ka një sipërfaqe prej 218 metrave katror, bazuar në formularin publik të APK-së.

Në deklarimin e njëjtë, të vitit 2022, Osmani e ka deklaruar edhe banimin e parë të blerë në ‘Marigona Hill’ më 2019. Kjo pronë me sipërfaqe prej 244 metrave katror është vlerësuar 170 mijë euro, raporton Paparaci. Është deklaruar në pronësi të përbashkët me bashkëshortin.

Po ashtu, Osmani ka deklaruar se ka edhe një veturë Mercedes Benz, në pronësi të bashkëshortit në vlerë të 12 mijë eurove.

Në formularin e vitit 2021, presidentja kishte deklaruar blerjen e shtëpisë së parë në lagjen ‘Marigona Hill’. Ndonëse e kishte deklaruar atë vit, kishte thënë se shtëpinë e ka blerë në vitin 2019. Prejardhja e pasurisë? nga kursimet.

Pasuritë e paluajtshme të deklaruara nga presidentja Vjosa Osmani më 2021

“Banim në varg (e kontraktuar por nuk është ende në pronësi të deklaruesit) – nuk ka vlerë reale, në ndërtim të vrazhdë”, kishte deklaruar Osmani në formularin e plotësuar më 2021.

Në formularin e vitit paraprak, më 2020, kontraktimi i këtij ‘banimi në varg’ nuk ishte deklaruar – edhe pse një vit më vonë deklaronte se ajo ishte kontraktuar më 2019.

Në formularin e vitit 2021, Osmani kishte deklaruar se për pagesën e shtëpisë së parë në ‘Marigona Hill’ ajo ka detyrime financiare rreth 87 mijë euro. /Paparaci.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close