Epilogu

“Presidentja i bie të paguaj 8 mijë e 300 euro kredi në muaj për shtëpinë në Marigona Hill”

Presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj po paguajnë kredi më shumë sesa kanë të hyra, shkruan Paparaci.

Sipas deklarimit te pasurisë kredinë e kanë marrë në vitin 2020, me vlerë prej 200 mijë eurove për ta blerë shtëpinë në një nga lagjet më luksoze ne Prishtinë, “Marigona Hill”.

Por, të hyrat e tyre dalin të jenë më të vogla sesa kësti mujor i kredisë.

200 mijë euro kredi për dy vjet i bije që kësti të jetë 8 mijë e 300 euro në muaj, pa e llogaritur kamatën.

Po, ku po i marrin paratë Presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj për ta paguar këstin mujor për kredinë për shtëpinë në lagjen “Marigona Hill”,

Në deklarimin e të hyrave presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar 33 mijë euro në vit apo 2 mijë e 750 euro në muaj, ndërsa bashkëshorti i saj 37 mijë e 885 euro në vit apo 3 mijë e 151 euro në muaj.

Megjithatë, duke i llogaritur të hyrat mujore të Osmanit dhe bashkëshortit të saj kapin shifrën e rreth 6 mijë eurove, gjë që i pamundëson pagesën e këstit mujor prej 8 mijë e 333 euro.

Presidentja Osmani, në shkurt të vitit 2021, kishte deklaruar në AKK se kishte blerë shtëpi në lagjen “Marigona Hill” ku në pjesën e detyrimeve financiare, Osmani kishte të deklaruar kredi të përbashkët për shtëpi në lagjen “Marigona Hill” në vlerë prej 200 mijë eurove, e të cilën do ta paguante për dy vite.

Por, shefja e shtetit në deklarimin e pasurisë në AKK për vitin 2022 ka deklaruar se ka  edhe 97 mijë e 900 euro borxh ndaj personave fizikë dhe juridikë, kjo për shkak se ajo ka blerë një apartament në lagjen luksoze “Marigona Hill”.

Prona në lagjen luksoze “Marigona Hill” është deklaruar si pronë e përbashkët me bashkëshortin e saj.

Si pasuri të paluajtshme, ajo ka deklaruar se posedon dy banesa me garazhe, dy shtëpi, një parcelë toke si dhe një banim në varg, që është kontraktuar por ende nuk ka kaluar në pronësi të saj.

Vlera e krejt këtyre prek shifrën e 447 mijë eurove.

Po ashtu, ajo ka deklaruar se ka 73 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare. Disa prej mjeteve janë në emër të burrit të saj, Prindon Sadriu. /Paparaci/

Exit mobile version