Gazeta prestigjioze britanike “The Economist”, ka shkruar një artikull të gjatë për situatën në veri dhe marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Demokracia.com.
Një diplomat i ka thënë mediumit britanik se kriza në veri mund ta ndihmojë atë (Kurtin) të maskojë faktin se ai ka dështuar të përmbushë shumë nga premtimet e tij diku tjetër. Problemet në Kosovë mund të jenë gjithashtu një shpërqendrim i mirëpritur për Vuçiqin, pasi ai përballet me demonstrata në Serbi, ka thënë një diplomat për “The Economist”.
Më tutje, sipas mediumit britanik, pikërisht Albin Kurti është ai që po e merr fajin për situatën e krijuar në veri.
Artikulli: https://www.economist.com/europe/2023/06/29/ethnic-serbs-and-albanians-are-at-each-others-throats