Fanatikët e Shtetit Islamik (ISIS) kanë kërcënuar se do ta sulmojnë princin George në shkollën e tij ën Londër. Ata kanë paralajmëruar se “madje as familja mbretërore nuk do të lihet e qetë”.
Raportohet se ekstremistët e ISIS-it e kanë postuar një fotografi të mbretit të ardhshëm në aplikacionin për dërgimin e mesazheve “Telegram”, të cilës ia kanë bashkangjitur mesazhin kërcënues, transmeton Express.
Një fotografi e mbretërorit të ri pranë shkollës së tij në Battersea, në jug të Londrës, po ashtu është shpërndarë në këtë aplikacion bashkë me adresën e shkollës dhe një koment që thotë: “Shkolla nis herët”.
Mesazhi thuhet se përfshinte fjali nga një këngë xhihadiste që në shqip ka kuptimin: “Kur lufta vjen me melodinë e plumbave, ne biem në mosbesim duke dashur hakmarrje”.
Një hetim i Daily Star i ka zbuluar këto mesazhe tmerruese. Ekspertët e sigurisë kanë thënë se është e rëndësishme të monitorohet Telegrami.