Epilogu

Prishtina thyen çdo parashikim: 97 për qind të votave të numëruara, diferenca vetëm 138 vota

Janë numëruar deri më tani 97 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Shpend Ahmeti.

Kreu aktual i Prishtinës aktualisht ka 138 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.

Ahmeti ka marrë 40.336 vota, kurse Abrashi 40.198 vota.

Exit mobile version