fbpx
Lajme

Procesverbali i vitit 1994: “Thaçi kërkon t’i lënë parrullat e t’i kapin armët”, të ndryshojmë krejt formën e organizimit


Në librin e ish kreut të LPK-së z. Bedri Islami në bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin ishte publikuar procesverbali i mbledhjes së vitit 1994 të LPK-së. Pas disa mbledhjeve atë kohë ishte arrestuar njëri nga veprimtarët më të mëdhenj z. Xhavit Haziri i cili edhe sot është i zhdukur. Ai nga burgu u kishte dërguar një mesazh shokëve të idealit se duhet të largohen nga vendi. Në atë mbledhje, por edhe më përpara shihej guximi i madh i një djali të ri me emrin Hashim Thaçi. Ai kërkon të ndryshohet forma e organizimit dhe sipas Bedri Islamit ai edhe në mbledhje kishte thënë se populli është lodhur nga parrullat dhe duhet t’i kapim armët.

Po ju sjellim procesverbalin e plotë:

(Nga procesverbali:)
Në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme u zgjodh Këshilli i
Përgjithshëm prej 7 anëtarësh; u caktua një Komision nga Grupi
i Organizimit dhe Riorganizimit, që iu dha besimi nga Mbledhja e Përgjithshme (u bënë sqarime të plota rreth anëtarëve të KP-së).

Menjëherë pas Mbledhjes, ende pa u konstituuar KP, u bënëarrestimet dhe u burgosën 2 anëtarë të KP, 2 kaluan në Shqipëri, 2 mbetën jashtë rrjedhës – nga shkaku i pozicionit të tyre dhe një në diasporë. Pas arrestimeve pati shumë kalime në ilegalitet. Bashkimi, Selimi dhe Besimi kanë punuar për konsolidimin e radhëve të LPKsë. Qëndrimi i pjesës më të madhe të rretheve nuk kanë pranuar të vazhdojnë pa u bërë sqarimet rreth arrestimeve dhe në format e deritashme (Mitrovica, Peja, Rugova, Skenderaj, Gllogovci,Klina, Kumanova). Pati edhe rrethe që treguan gatishmëri për veprimtari (Presheva, Obiliqi, Tetova, etj).
Materialet e MKP nuk kanë rënë në dorë të UDB-së. Mbledhja dhe dokumentacioni nuk dihet nga UDB-ja se ku është mbajtur.Kemi kontaktuar me familjet e të burgosurve. Përmes anëtarëve të familjes së tij, Xhavit Haziri na ka çuar fjalë se, “Shtëpinë që kemi filluar ta ndërtojmë, ta lënë krejt, se tullat i ka të dobëta e rrënohet menjëherë, prandaj djemtë le të kthehen të studiojnë aty ku kanë qenë”.

Mbledhja e Përbashkët mori disa vendime të rëndësishme,
ndër të cilët, më i domosdoshmi do të ishte (sipas procesverbalit): Të formohet një Trupë Udhëheqëse e përbërë prej 5 vetëve, tre vetë që janë në Shqipëri dhe dy nga Dega jashtë vendit. Kjo
Trupë luan rolin e Këshillit të Përgjithshëm deri në normalizimin e gjendjes (krijimin e një Grupi brenda vendit). Trupi udhëheqës përbëhet nga Qamili (Halil Selimi), Bashkimi (Adnan Asllani) që do të jetë edhe drejtues i Trupës, Selimi (Hashim Thaçi), Muhameti (Emrush Xhemajli), Abazi (Ali Ahmeti).

Trupa jep llogari para atyre që e kanë ngarkuar, Dajës F.(Fazli Veliu), Besimit (Azem Syla) dhe Zekës (Xhavit Haliti) si dhe organeve statutare.

Kjo do të jetë përpjekja e parë serioze e Organizatës për ndërtimin e strukturave dhe tejkalimin e gjendjes. Është zgjedhur një Trupë drejtuese, e cila për kohën, do të ishte më e mira e mundshme. Për herë të parë, në këtë procesverbal mësohet se i deleguar nga Këshilli i rrethit të Rahovecit dhe Prizrenit në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme do të ishte Ukshin Hoti.

Kjo Trupë drejtuese do të vazhdojë deri në 14 prill 1994. Nga procesverbali i datës 13 mars 1994 kam shkëputur disa pjesë të posaçme, si dëshmi se, edhe në këto kushte, synimi ka
qenë rivendosja e lidhjes me strukturat organizative dhe, njëkohësisht, me ato ushtarake.

Selimi (Hashim Thaçi): Organizata jonë në Kosovë nuk është më, tash për tash, një faktor i rëndësishëm politik. Ndoshta nga goditjet, por edhe nga dobësia jonë. Duhet të shohim se ku kemi gabuar.
Organizim ilegal në Kosovë, jashtë organizim legal, nuk shkojnë. Nuk është e drejtë që nga të gjithë shokët jashtë vendit, vetëm Abazi rrezikon e futet në Kosovë. Nëse duam të bëjmë brenda një organizim sa për ta pasur, unë nuk jam për të. Unë, kur të jetë nevoja do të futem në Kosovë, por nuk e marr përsipër t’i them këtij apo atij, vetëm për ta futur në një organizim politik. Duhet të ndryshojmë krejt formën e organizimit. Ka qenë e gabuar që nga nëntëdhjeta. Pos një organizimi të mirëfilltë brenda, kjo duhet të bëhet edhe jashtë.

Bedri Islami (kryetar i LPK) kishte thënë se Thaçi në mbledhjen e Kërçovës kishte deklaruar se rruga paqësore me Serbinë duhet të marrë fund dhe duhet të filloi organizimi i luftës së armatosur. Sipas tij atë kohë ishte mbështetur edhe nga Ali Ahmeti.



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close