Një prej opinionistëve më të njohur britanikë, James Pettifer, i cili është i specializuar në çështjet e Ballkanit kishte shkruar për Hashim Thaçin dhe rolin e tij në UÇK.
Redaksia EPILOGU do të sjellë shkrimet e Akademikut dhe Profesorit të Oxfordit James Pettifer i cili ishte gazetar dhe reporter i disa nga mediave më prestigjioze në botë, përfshirë: The Times, The Wall Street Journal, BBC e shumë të tjera.
Profesori dhe gazetari Pettifer kishte cituar gazetarin Tim Judah ku shkruante se “UÇK është lëvizja më e suksesshme guriele në historinë moderne”. Më tutje profesori Pettifer shprehet se Hashim Thaçi është zemra e UÇK-së dhe si i tillë meriton vëmendje nga historianët e ardhshëm”.
Ai vazhdon më tutje duke treguar se kishte raportuar për gazetën prestigjioze britanike Wall Street Journal për aksionet e para të UÇK-së të majit të vitit 1996.
“Një grup personash të armatosur kishte sulmuar një postbllok të sigurimit Serb diku afër fabrikës së “Feronikelit” në Gllogovc dhe kjo ishte gjithë ajo çfarë dinim ne. As nuk e kisha idenë se një student, i quajtur Thaçi, ishte udhëheqës i këtij formacioni dhe kush tjetër ishte i implikuar në atë punë”, shprehej profesori i Oxfordit Pettifer.
Pettifer, i cili tani ligjëron në Oxoford, është komentator i rregullt në mediat botërore për vendet e Ballkanit. /EPILOGU/