Profesori universitar në Norvegji: Akuza për Thaçin në Freedom House nuk qëndron, është përceptim
Të mërkurën është publikuar raporti i organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, ndërsa Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.
Freedom House në raport ka një referencë mjaft të rëndë për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyrç”, thuhet në raportin e Freedom House.
Profesori universitar në Norvegji, Abit Hoxha thotë se metodologjia e ndërtimit të raportit është e tillë që bazohet në serinë e perceptimeve të opinionit publik dhe analistëve politik që punojnë në Freedom House.
Ai thotë se edhe renditja e Kosovës në listë varet edhe nga renditja e shteteve tjera.
“Kosova ka ecur para në dy nota por mbetet në vendin e njëjtë pasi edhe vendet tjera kanë përparuar”.
Duke folur për përmendjen e emrave të Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit në këtë raport, Hoxha thotë se kjo bazohet në përceptime.“Kjo e ka bazën te perceptimet e njerëzve, dhe tek përceptimi i tekstshkruesit, por nuk besoj se kjo akuzë qëndron”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/