fbpx
Lajme

“Prokurori i Speciales që e ka marrë në pyetje Azem Sylën, kurrë më parë s’kishte intervistuar një të pandehur”

Avokati Besnik Berisha i cili ishte avokat i Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së z. Azem Syla gjatë marrjes në pyetje nga prokurori i specializuar, ka dhënë një detaj tronditës për këtë të fundit në emisionin Rubikon.

Ai ka treguar se “Sipas bindjes time kjo prokurori është e dështuar, e kam thanë edhe njëherë në këtë studio, unë me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm z. Azem Syla tri ditë i kam kaluar atje, personi i cili e ka intervistuar z. Syla përballë meje ka qenë prokurori i cili kurrë në jetë nuk ka intervistuar të pandehur. Pra tha hera e parë. Ai ka thanë dhe besoj që është edhe dikun… ai ka marrë pjesë që ia kanë kry shefat, e ka shti letrën në dorë dhe ka shku ia ka bajtë qantën najkujt, por në Hagë e ka intervistuar kreun e Shtabit të Përgjithshëm, dhe mua ma ka pohu dhe është dëshmitar besoj edhe z. Syla aty që m’ka thënë “është hera e parë, sepse kishim goxha fërkime njo tri ditë aty fyt për fyt me ta, thotë është hera e parë që unë intervistojë një të pandehur sepse nga vendi ku vi nuk më është dhënë mundësia

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close