Epilogu

Prokurori: Mjekësia Ligjore i tregon shkaqet e vdekjes në Gjilan

(Plotësuar) Mbrëmë pas mesnate, policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka gjetur një person pa shenja jete. Viktima dysohet të jetë një person rreth moshës 60 vjeçare.

Kryeprokurori në prokurorinë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka dhënë detaje për Gazetën Express rreth vdekjes së 60 vjeçarit nga Gjilani.

Ai ka deklaruar se personi kishte qenë duke jetuar i vetëm në shtëpi. Rarti është lajmëruar nga fqinjët e tashmë të ndjerit. Ndërkohë që sipas Malokut, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Do të jetë obduksioni i cili sipas tij do të jap më shumë detaje rreth këtij rasti.

“…rasti është cilësua si vdekje e dyshimtë. Ne kemi urdhëruar që viktimës t’i bëhet obduksioni i cili do të jap detaje rreth këtij rasti. Viktima nuk ka pasur shenja të dhunës në trup”, ka thënë Maloku për Express.

……

Policia njofton se një person i gjinisë mashkullore është gjendur i vdekur në dhomën e tij në rrugën, Kongresi i Manastirit rreth orës 1 pas mesnate. Në dhomën e viktimës sipas policisë janë gjetur një pistoletë si dhe 14 fishekë, të njëjtat janë sekuestruar nga ana e policisë. Ndërkohë që trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Ky është njoftimi i policisë:

Rr. Kongresi i Manastirit, Gjilan 28.10.2017-00:32. Lidhur me rastin, raportohet se në vendin  e ngjarjes në dhomën e viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me  14 copë fishekë. Viktima me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Exit mobile version