fbpx
Lajme

Prokurori serb: Detyrë e imja ishte të gjeja dëshmitarë kundër Thaçit e Veselit në Hagë

Autoritetet serbe kanë konfirmuar se kanë kontribuar në ngritjen e aktakuzave kundër ushtarëve të UÇK’së nga Gjykata Speciale. Madje, kjo mbështetje u bë kryesisht duke siguruar sa më shumë dëshmitarë, transmeton Gazeta Metro.


Siç raporton mediumi serb Tanjug, zyra e prokurorit të krimeve të luftës me qendër në Beograd, ka lejuar hetuesit e Speciales të shqyrtojnë qindra dëshmitarë të krimit në Serbi.

Kjo u konfirmua edhe nga zëvendësprokurori serb, Dragoljub Stankovic, i cili ishte drejtpërdrejt i ngarkuar për bashkëpunim teknik me zyrën e Gjykatës Speciale.

“Detyra ime ishte të gjeja dëshmitarë, t’i inkurajoja dhe t’i bindja të jepnin një deklaratë për Gjykatën Speciale. Unë nuk kam marrë pjesë në intervista dhe nuk e di se cili nga personat e marrë në pyetje është dëgjuar si dëshmitar ose si viktimë në procedurë,” specifikoi Stankovic, përcjell Gazeta Metro.

Kujtojmë se Gjykata Speciale për ditë të tëra po bastis pa paralajmërim shtëpitë e ish-komandantëve e ish-ushtarëve të ndryshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme për dhjetë orë radhazi u mor në pyetje ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, i cili më pas u arrestua dhe u dërgua në Hagë.

Mbrëmë vonë edhe deputeti i VV’së, Rexhep Selimi konfirmoi se ka një aktakuzë të konfirmuar kundër tij.

Teksa sot, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e tij si president dhe Kadri Veseli nga detyra si kryetar i PDK’së, pasi ndaj dy ish-komandatëve u konfirmua aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close