Epilogu

Prokuroria e Hagës kërkon që Gucatit të mos i lejohet ardhja në Kosovë për ta vizituar nënën e sëmurë

Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, i është drejtuar me një parashtrim panelit të Gjykatës Supreme. Aty i ka bërë thirrje trupit të Supremes që një kërkesë e Hysni Gucatit për ta vizituar nënën e tij në gjendje të rëndë shëndetësore, të refuzohet. Nëna e Gucatit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe Gucati ka kërkuar që ta vizitojë sërish. Megjithatë, kërkesa Prokuroria po kërkon që kjo kërkesë të refuzohet.

Kjo është bërë e ditur në një parashtrim që e ka publikuar Prokuroria e Specializuar në Hagë drejtuar Gjykatës Supreme atje, raporton Nacionale.

Prokuroria e Hagës kërkesën e tyre drejt Supremes e kanë theksuar duke thënë se kjo është hera e gjashtë që Gucati po kërkon ta vizitojë nënën e tij.

“Kolegji i Gjykatës Supreme duhet ta refuzojë kërkesën e gjashtë. Neni 8 i KEDNJ-së nuk garanton një të drejtë të pakushtëzuar për t’u larguar nga burgu për të vizituar një të afërm të sëmurë. Ndërsa vizita me një të afërm të afërt në gjendje kritike është pranuar, në kushte të caktuara, si një arsye detyruese humanitare që garanton lirimin e përkohshëm, natyra e shpeshtë e një Lirimi i përkohshëm i personit të dënuar për një periudhë të shkurtër kohore, pjesërisht ose vetëm, për shkak të gjendjes shëndetësore të të njëjtit të afërm duhet të peshojë rëndë në përcaktimin e një kërkese të tillë të mëtejshme”, thuhet në këtë parashtrim të Prokurorisë.

Prokuroria i ka numëruar edhe sa herë Gucati ka ardhur në Kosovë për ta vizituar nënën: përfshirë majin, korrikun e shtatorin 2022, dhe marsin 2023. Megjithatë, Nacionale nga burimet e veta ka mësuar se nënës së Gucatit kohëve të fundit i është rënduar dukshëm gjendja shëndetësore.

“Situata e keqe shëndetësore e nënës së Gucatit ishte një nga ‘konsideratat bindëse’ që bëri që Trupi Gjykues të pranonte kërkesën e parë të Gucatit për lirim të përkohshëm. Fakti që nëna e Gucatit ishte e sëmurë rëndë ishte gjithashtu një faktor relevant në miratimin e kërkesës nga ana e Trupit Gjykues. Kërkesa e tij e tretë u aprovua tërësisht duke pasur parasysh gjendjen e keqe të nënës së tij, 11 me Kolegjin e Apelit që theksoi se ishte i vëmendshëm ndaj argumentit se “përkeqësimi i gjendjes së saj aktuale, jashtëzakonisht të rëndë” të nënës së Gucatit ka qenë i shpejtë. Kërkesa e katërt ishte dhënë në mënyrë të ngjashme tërësisht në bazë të shëndetit të keq të nënës së Gucatit me Kolegjin e Gjykatës së Apelit duke konsideruar gjithashtu [REDAKTUAR]”, thuhet në parashtrim.

“Rrethanat e përcaktuara në Kërkesën e Gjashtë nuk janë bindëse apo të jashtëzakonshme. Përkundrazi, por për një kalim të shkurtër kohe, ato janë identike me ato të parashtruara në Kërkesën e Pestë. Duke pasur parasysh kohën e shkurtër që ka kaluar nga vizita e pestë, kjo kërkesë e re duhet të refuzohet. Më tej, për mungesën e urgjencës së parashtresave flet edhe fakti që raporti mjekësor është marrë një javë para se të paraqitej Kërkesa e Gjashtë”, thuhet në këtë parashtresë.

Sipas Prokurorisë, kërkesa duhet të refuzohet pasi Gucati ka pasur vizita të shpeshta në Kosovë dhe gjendja shëndetësore e nënës së tij nuk ka ndryshuar dukshëm.

Nacionale ka tentuar të kontaktojë edhe me avokatin e Gucatit, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ia kishte pranuar me vonesë kërkesën edhe Nasim Haradinajt për të ardhur në varrimin e vëllait të tij. Si pasojë e pakënaqësisë, Haradinaj më pas nuk kishte pranuar të vinte disa ditë pas varrimit.

Exit mobile version