fbpx
Lajme

Prokuroria e Hagës po e humb betejën brenda dhe jashtë, në sondazhe vetëm 12% e popullit i beson

Gjykata Speciale është në hall të madh. Kredibiliteti i saj ka rënë maksimalisht tek populli i Kosovës. Në një debat televiziv në T7, respektivisht në Pressing, u përmend një sondazh / matje e opinionit publik sa i përket kësaj Gjykate.

Kredibiliteti dhe besueshmëria ka qenë tek 16%, ndërsa tani është vetëm 12%.

Një audioincizim i publikuar nga Gazeta Paparaci ka shfaqur ndikimin e shefit të Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë për Kosovë, Bojan Dimiq. Në këtë audioincizim që përfshihet edhe një shqiptar, flitet për materialet që janë dërguar në Hagë dhe për punën për të gjetur materiale tjera që sipas incizimit janë kundër ish-krerëve të UCK-së që po mbahen në Hagë. Specifikisht emrat e përmendur janë të ish-presidentit, Hashim Thaci dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli.

E në audio-incizim përfshihet edhe një shqiptar të cilit gazeta i referohet si personi X.

Dhe bashkëbisedimi vijon për sigurimin e materialeve por edhe për ato që Dimiq supozon që i ka nisur për në Hagë.

Bojan Dimiq nga BIA ka thënë se “Po kemi dhënë, mjaft gjëra kemi dhënë, shumë kemi vërtetuar nëpërmes të materialit të fundit që kemi dërguar”.

Ish-kryeprokurori serb i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se derisa po kontrollonte dyshimet me trafikim të organeve nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, autoritetet serbe mblodhën prova në lidhje me rolin e pretenduar të ish presidentit Hashim Thaçi në krimet e kohës së luftës, i cili më pas iu kalua hetuesve të Hagës.

Vukçeviq tha që ndjekja penale serbe për krimet e luftës siguroi mbështetje logjistike dhe bashkëpunoi në organizimin e marrjes në pyetje të rreth 400 dëshmitarëve për këtë taskë forcë.

Nga ajo që shihet deri më tani, vlerësuar edhe nga ekspertët më eminentë të fushës së drejtësisë, Prokuroria e Hagës është duke pësuar debakël brenda gjykatës ku edhe po zhvillohet gjykimi. Beteja ligjore është duke u fituar nga avokatët mbrojtës të krerëve të UÇK-së.

Por, pavarësisht që shumica e dëshmitarëve i kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca të mbyllura, një pjesë e dëshmitarëve serbë kanë dalur me fytyrë për të dëshmuar.

Predrag Dediq, Dragica Bozhaniq, Nebojsha Radosheviq, Dragan Ivaniseviç dhe një dëshmitar i nacionalitetit serb ka dëshmuar me masa mbrojtëse”, këta janë emrat e disa dëshmitarëve serbë që kanë dëshmuar hapur kundër krerëve të UÇK-së. Në mesin e tyre ka edhe ish ushtar serb që kanë dhënë dëshminë kundër personaliteteve që ishin në ballë të luftës çlirimtare.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close