fbpx
Lajme

Prokuroria e Pejës e mbyll rastin e mauneve me fotografitë e Putinit dhe Karaxhiqit

Prokuroria e Pejës e ka mbyllur rastin për maunet me fotografitë e Vladimir Putinit dhe Vuk Karaxhiqit që qarkullonin rrugëve të Pejës.

Lajmi.net ka raportuar të premtën për maunen me fotografinë e Vladimir Putinit që qarkullonte në rrethinën e Pejës.

Lexuesit që kishin dërguar fotografi , ishin shprehur të revoltuar atë që kanë parë, duke e cilësuar si provokim të hapur.

Mbylljen e rastit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se ky veprim është ndërmarrë pasi që është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale.

“Në këtë rast, pas vlerësimit është konstatuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale”, ka thënë ai.

Ndryshe, nga Dogana e Kosovës apo nga ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë detaje se si janë lejuar të hyjnë këto maune që prapa tyre kishin fotografi nxitëse.

Pas raportimit të lajmi.net të premten për maunen me fotografinë e Vladimir Putinit, policia kishte arritur që ta arrestonte vozitësin e saj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close