Epilogu

Pronari i tokës së projektit në Badovc i lidhur ngushtë me Rexhep Selimin e Vetëvendosjes

Rrezikimi i ujit të pijshëm për banorët e rajonit të Prishtinës dhe lejimi i degradimit të natyrës nga vetë institucionet e Kosovës janë shqetësime që janë ngritur ditëve të fundit nga qytetarët.

Kompania “Kawa Group” dhe “4M Group” po pretendojnë të ndërtojnë lagje luksoze në brigjet e Liqenit të Badocit, të quajtur “Lakeside Gardens”, që në shqip i bie “Parqet buzë liqenit”.

Afro 17 vilat të cilat po kundërshtohen se rrezikojnë ta shkatërrojnë liqenin e Badovcit janë planifikuar të ndërtohen në tokën e Rahman Haradinit, shkruan lajmi.net.

Biznesmeni kosovar, Rahman Haradini i figuron si pronar në kompaninë “Lakeside Garden L.L.C.” e themeluar në maj të vitit 2017.

Haradini është shok i ngushtë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ata janë parë shumë herë bashkë, madje edhe jashtë Kosovës. Me gjithë miqësinë e madhe të këtyre dy personave, individ të caktuar të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kundërshtar idenë e ndërtimit buzë Liqenit.

Në vitin 2014, Haradini shihet duke ju gëzuar fitores së kombëtares së Shqipërisë edhe në shoqëri me kryeartin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti ka reaguar sot duke thënë se për atë projekt nuk ka leje ndërtimi, ani pse askush nuk ka raportuar se projekti ka leje ndërtimi, po se është i pajisur me kushte ndërtimore, të cilat janë një hap larg lejes së ndërtimit.

“Kompania në fjalë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje. Në këtë procedurë është qe disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë”, thuhet në reagimin  Ahmetit.

Pra, sipas këtij deklarimi, Komuna është pajtuar që të ketë ndërtim në atë zonë, nëse MMPH-ja do të lëshonte pëlqimin mjedisor.

MMPH-ja ka thënë se nuk ka lëshuar asnjë dokument për ndërtim në atë zonë, ndërsa kompania “Kawa” ka thënë se “Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka lëshuar vendim që mund të ndërtohet dhe që e kushtëzon Komunën e Prishtinës të lëshojë Kushtet Ndërtimore, që tashmë i ka lëshuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kompanisë “Kawa”. /Lajmi.net/

Exit mobile version