Ajsun Abdullahu- Sadiku, shefe e kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni ka punësuar motrën në Komunë. Gazeta Insajderi ka marrë vesh se motra e saj, Ajsel Abdullahu, është punësuar në Drejtorinë për Kadastër.
Gazeta Insajderi
Ajsel Abdullahu ka nisur punë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë – Gjilan këtë muaj. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në ‘Facebook’.
Abudllahu është ‘rehatuar’ në pozitën zyrtare ligjore.
Gazeta Insajderi ka mësuar se e njëjta është motra e shefes se kabinetit të Hysenit, Ajsun Abdullahu Sadiku.
Afërsinë familjare me shefen e Hysenit e vërteton edhe një shkrim e saj për motrën e vetë që e ka publikuar në rrjete sociale.
Lidhur me punësimin në fjalë Gazeta Insajderi ka pyetur edhe drejtorinë për Kadastër, Gjeodozi dhe Pronë, Bekim Salihu i cili nuk ka pranuar të deklarohet për rastin në fjalë.
“Pyetjet ju lutem drejtoni të personelit që merret me punësime”, tha ai shkurt për Insajderin.