Epilogu

Protesta për Xhaminë e Prishtinës, reagon Thaçi: Ndihem krenar që e vura gurthemelin e saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së sotme që u mbajt në Prishtinë, kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe. Ai ka thënë se është krenar që ka vënë gurthemelin e kësaj xhamie, raporton Express

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke thënë se ndihet krenar që bashkë me të ka vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë.

Lexo Edhe:
Veteranët e UÇK’së kërkojnë që Von Crammon’it t’i hiqet mandati i raportueses për Kosovën
“Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi shton se Kosova është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë, për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare ndër shekuj.

“Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern. Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version