Proteston PDK kundër VV-së: Respekt askujt – Ryshfet gjithkujt, veç mbi 12 mijë
“Respekt askujt, ryshfet gjithkujt” – kjo është qeverisja të cilën e ka instaluar Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Këtë e vërtetoi edhe arrestimi i anëtarit të kësaj partie, inspektorit të Komunës i cili u kap nga policia me 12 mijë euro në çantën e tij, pasi i kishte marrë ryshfet një kompanie ndërtimi.
Por, pyetja e cila shtrohet sot është, edhe sa mijëra euro i ka marrë ky inspektor, dhe të tjerët nga Vetëvendosje gjatë këtyre tetë viteve? Sa qytetari është detyruar që t’i paguaj Vetëvendosjes dhe militantëve të tyre për të ndërtuar një shtëpi, një biznes apo qoftë edhe për të përfunduar ndonjë punë administrative në komunë?
Qytetarët kanë të drejtë ta dinë se kush i ka qeverisur deri më sot në Prishtinë dhe ne si Rini Demokratike nuk do të ndalemi për asnjë moment në denoncimin e të gjitha aferave të zyrtarëve të korruptuar të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës.