Epilogu

PSD-ja e quan Qeverinë Kurti vagon të negociatave të Thaçit

Partia Socialdemokrate thonë se marrëveshja e sotme për hekurudhat dhe autostrada ashtu sikurse ajo për linjën ajrore është e dëmshme.

“Sot u nënshkrua marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradës midis Kosovës dhe Serbisë. Njëjtë sikur ajo për linjën ajrore, edhe kjo marrëveshje po nënshkruhet në një errësirë të plotë informative”, kanë shkruar PSD.

“Krejt çfarë dimë është që për Kosovën nënshkroi Xhemë Veseli si Drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva si Drejtor i Infrastrukturës Rrugore, kurse për Serbinë Marko Gjuriq, udhëheqës i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën. Pjesëmarrës të ceremonisë i pamë që ishin edhe presidentët Thaçi e Vuçiq, sigurisht krejt kjo nën udhëheqjen e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell”, thonë nga PSD.

Sipas tyre, secila marrëveshje që tenton të zgjidhë punë në një fushë konkrete përbën devijim të interesave nacional të Kosovës karshi dialogut, pa u zgjidhur së pari marrëveshja politike.

Ne nuk e kemi parë tekstin e marrëveshjeve, por e dimë me siguri të plotë që secila marrëveshje që tenton të zgjidhë punë në një fushë konkrete, pa u zgjidhur së pari mosmarrëveshja politike, përbën devijim nga interesat nacionale të Kosovës karshi dialogut, por edhe shtyrje e bishtnim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis dy popujve. Kjo sepse bazat politike e juridike të këtyre marrëveshjeve sillen midis rezolutes 1244 dhe formulimeve të natyrës “duke mos paragjykuar statusin politik të Kosovës”. Kështu flet edhe fakti që marrëveshjen e nënshkruajnë zyrtarët civilë dhe jo ata politikë.”

PSD, qeverinë Kurti e kanë quajtur një vagon të negociatave të Presidentit Hashim Thaçi:

“Në anën tjetër, Kryeministri dhe Qeveria e sapozgjedhur po vazhdojnë me politikë struci. Siç duket halli i tyre nuk është marrëdhënia me Serbinë, por vetëm marrëdhënia me publikun. Prandaj po fshihen. Me këtë çasje, Kryeministri e Qeveria do të mbeten vagon i negociatave të Hashim Thaçit.”

“Dialogu me Serbinë kërkon guxim dhe vizion. Kosovës i duhet një marrëveshje ku ka njohje reciproke midis dy shteteve. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për normalizim marrëdhëniesh. Kjo marrëveshje duhet të jetë me të vërtetë përfundimtare, e tillë që nuk lë asnjë çështje të hapur, që mbyll çdo llogari”, kanë shtuar ata

Exit mobile version