Anëtarja e kryesisë së PSD-së, Natyra Kuçi ka njoftuar se sot në ora 14:00 do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media.
Ajo përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se në këtë konferencë do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili do të njoftojë për datën e protestës kundër Gjykatës Speciale.
“Sot, me datën 19 dhjetor (e hënë), nga ora 14:00, PSD do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale.Konferenca mbahet në zyrën qendrore të PSD-së, rruga Bajram Kelmendi Nr.68.Ju ftojmë ta ndiqni! 🎥 📷”, ka shkruar Kuçi në Facebook.