Sezoni festiv mund t’i mbush krejt njerëzit me emocione, por ka disa njerëz të cilët e ndjejnë se shëndeti i tyre mendor po merr kahje të gabuar.
Arsyet për këtë mund të jenë shumë personale, por shumica prej tyre janë gjëra të zakonshme të cilat mund t’i shmangni.
Një eksperte shëndetësore e cila ka specializuar për sëmundjet e depresionit dhe shqetësimeve, ka treguar arsyet prapa ndjenjave të këqija që jeni duke i pasur.
Problemet financiare
Nuk është befasi se shumica e njerëzve fillojnë të brengosen se nuk mund t’i përballojnë financiarisht të gjitha shpenzimet ekstra që i sjell sezoni festiv. Këto probleme financiare shkaktojnë stres dhe shqetësim, prandaj edhe mund të jenë duke u ndjerë keq kohët e fundit.
Vetmia
Një anketim i vitit 2015 ka zbuluar se 20 për qind e njerëzve ndihen të vetmuar gjatë festave të fundvitit sepse nuk kanë familjarë apo miq me të cilët duan t’i kalojnë këto festa, ose e kanë humbur një person që e kanë dashur shumë dhe kjo periudhë festive është e vështirë pa atë person.
Alkooli
Nëse dilni për të pirë me miqtë, duhet ta keni parasysh se vetëm mund të jeni duke e keqësuar shëndetin mendor sepse alkooli e rritë shqetësimin.
Alkooli është depresant dhe e dobëson kualitetin e gjumit.
Rrjetet sociale
Të gjithë e dimë se rrjetet sociale janë të dëmshme për vetëbesimin, e prandaj janë të dëmshme edhe në këtë periudhë të vitit. Duke i parë tjerët duke festuar dhe duke i kaluar festat e fundvitit në mënyrë të përsosur, ne ndiejmë presion ta kemi një “sezon të përsosur festiv” sepse ashtu na imponojnë postimet e tjerëve!