Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht i ka kritikuar politikanët e Kosovës për gurthyesit. Por, pavarësisht kritikave ndaj disa politikanëve, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka kritikuar asnjëherë gurthyesin e tre vëllezërve të Gjeneral Sylejman Selimit.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës –ARBK, “Mirusha Company”, figuron në pronësi të tre vëllezërve të Sylejman Selimit, në emrin e Selman, Fidan dhe Mentor Selimi. Të gjithë vëllezërit e ish-komandantit të UÇK-së kanë shtëpitë dhe banesat e veta, ndërsa shtëpinë e përbashkët, bashkë me Sylejman Selimin e kanë në Açarevë të Klinës.
Ata disa herë kanë fituar tenderë nga Qeveritë e ndryshme.
Ministria e Infrastrukturës kishte shpallur fituese firmën “Mirusha Company” që është në pronësi të familjes se Selimit u shpallë fituese e në një tenderi milionësh.
Në vitin 2019, Ministria e Infrastrukturës ka bërë hapjen e ofertave për tenderin “Zgjerimi i rrugës nacionale N 9.1, segmenti Dollc-Gjakovë , L=31.00 ”. Po atë ditë, kompanitë janë njoftuar lidhur më vendimin e Komisionit të ministrisë për këtë tender, i cili ka qenë i ndarë në tri lote. Për lot 2 janë shpallur fitues kompanitë në konsorcium “Mirusha & Geci & Rahovica” me çmim prej 6,99, 494.05 euro, me lider kompaninë “Mirusha Company”.