fbpx
Opinione

Publicisti e mendimtari Xhemal Ahmeti, ofron falas për shkarkim librin “Paranoja”

Ky është botimi i tretë i romanit “Paranoja” (Rozafa 2003, PA 2013)

Në kabinetin e presidentit ekzekutohet një poet. Krisma dëgjohet edhe jashtë murreve të pallatit. Nis komploti i aparatit shtetëror për të eliminuar «dëshmitarin e vetëm». Përderisa shërbimet sekrete përpiqen të gjejnë mënyrën më të përshtatshme për të shuar dëshmitarin, i cili në dosjen e agjentëve avancohet deri në atentator të presidentit, ai, kryepersonazhi Martin Gera kërkon arsyet e papërkryershmërisë së qenies, përpiqet ta rrëzojë kufirin në mes çmendurisë dhe «normalitetit», tregon për brutalitetin e viktimës kur i vjen radha të sundojë mbi të tjerët, luhat botëkuptimet konvencionale mbi identitetin dhe përkatësinë e njeriut të postmodernës duke e barazuar atë me një qen të pazotë që flen pas kontanjerëve me hedhurina të kryeqytetit.

Rrëfimin, për aftësinë dhe paaftësinë e pushteteve për të organizuar e fshehur komplotet dhe krimet e tyre, e shoqëron paralelisht meditimi filozofik (nga shumë perspektiva)  mbi paranojën, e cila në njërën apo tjetrën formë është prezente në jetën e çdo njeriu.

Ja vegëza nga ku mund ta shkarkoni librin: https://1f029923-25a0-445a-9f24-6ccc13ae0e12.usrfiles.com/ugd/1f0299_25a58a57b50a46e4bcb7bf36bd204618.pdf

https://1f029923-25a0-445a-9f24-6ccc13ae0e12.usrfiles.com/ugd/1f0299_25a58a57b50a46e4bcb7bf36bd204618.pdf

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close