Epilogu

Publikohen dokumentet konfidenciale: Plani i MASHT-it për “mbylljen” e universiteteve në Kosovë


Gjakova, Peja e Mitrovica mund të mbesin pa universitete.
Edhe Gjilani e Ferizaj gjithashtu.

Godinat që mbajnë emrin universitet po dalin të jenë të padobishme për edukimin e gjeneratave të reja në Kosovë. Madje edhe të dëmshme për tregun e punës.

Në raportin “Fizibiliteti i Universiteteve Publike ne Kosovë, 2017”, të cilin e posedon Gazeta inFokus, Ministria e Arsimi Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë ka rekomanduar dy variante për transformimin e këtyre universiteteve.

Në të parin rekomandohet shkrimi i 7 universiteteve publike në vetëm 2; Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Dukagjinit, ndërsa i dyti është profilizimi.

MASHT ka propozuar që Universiteti i Prishtinës të vazhdoj punën me të gjithë strukturën ekzistuese ndërsa të ketë edhe 3 kampuese të tjera, atë të Gjilanit, Mitrovicës dhe Ferizajt.

Ndërsa Universiteti i Dukagjinit të ketë tri kampuse, atë të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, rektorati i së cilit do të transferohej në Gjakovë.

Ky variant nuk parasheh të largoi të punësuarit në universitetet aktuale.

”Zbatimi eventual i këtij modeli në asnjë mënyrë nuk do të ketë ndikim negativ në të punësuarit të këto universiteti. Kjo nënkupton se transformimi garanton vendin e punës, pagën dhe gradat akademike e shkencore”, thuhet në raport.

Zvogëlimi i numrit të rektorëve kursen gati gjysmë milion euro.

Edhe shpenzimet do të zvogëloheshin me këtë variant.

Vetëm nga zvogëlimi i numrit të rektorëve, Pro-rektorëve, Dekanëve, Prodekanëve dhe për anëtarët e bordeve për një vit do të kurseheshin afër gjysme milionë euro apo saktësisht 452 mijë e 400 euro.

Ndërsa sipas modelit të dytë kërkohet nga MASHT të rris kërkimin e llogaridhënies nga universitet publike rreth zbatimit të masave. Formimin i një Task force e cila do të hartonte dokumentin për profilizim të gjithëmbarshëm dhe strategjinë për funksionim ligjor-akademik.

“Task forca; – Krijimin e një ekipi në nivel profesionistësh, nën drejtimin e MASHT – it i përbërë nga përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, Tregtisë dhe Industrisë, etj., AKK- ja, përfaqësuesve të Universiteteve, Shoqërisë civile, etj, të cilët do marrin detyrimin e hartimit të dokumentit për Profilizim të gjithëmbarshëm dhe strategjinë për funksionim ligjor-akademik”, thuhet në raportin e MASHT-it siguruar nga inFokus.

Po ashtu Ministria e Arsimit do të kërkonte që për universitet publike pas hulumtimit të tregut të hartohen dhe akreditohen programet mësimore.

“MASHT kërkon që, përveç Universitetit të Prishtinës, universitet tjera publikë për një periudhë 6 (gjashtë) vjeçare fuqishëm dhe seriozisht të angazhohen që programet e tyre mësimore, në të gjitha departamentet ekzistuese, të hartojnë e të akreditojnë programe aplikative pas një procesi të hulumtimit të nevojave të tregut nacional e me gjerë. Programet aplikative kryesisht duhet të përbëjnë mbi 50% të programeve ekzistuese”, thuhet ndër të tjera në “Fizibiliteti i Universiteteve Publike ne Kosovë, 2017”, të cilin e posedon Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus që në dy ditët e fundit ka bërë publike pjesë nga ky raport është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Arsimit lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu në të thuhet se 8 universitetet publike në Kosovë nuk i nevojiten tregut të vendit e as më gjerë.

“Mos harmonizimi i programeve studimore në të gjitha nivelet me nevojat e tregut të punës në vend e më gjerë, është njëri ndër problemet më serioze më të cilat ballafaqohen institucionet arsimore publike universitare. Universitet nuk kanë krijuar mekanizma të qëndrueshëm për të parashikuar, ndierë dhe analizuare ndryshimet shoqërore që duhet të konvertohen në programe studimore”, thuhet në këtë raport.

Edhe njohësit e çështjeve arsimore në vend, Dukagjin Pupovci dhe Rinor Qehaja kanë deklaruar se këto universitete nuk përgatisin studentë për nevojat e tregut në vend dhe duhet bërë hulumtimi i tregut e më pas akreditimi i drejtimeve.

“Në arsimin e lartë publik, sot ka një diversitet të lartë në ofertën akademike, që është zgjeruar pa kriter, pa politika planifikimi dhe e pajustifikuar për madhësinë, popullatën, dhe kërkesën e tregut kosovar”, thuhet gjithashtu në raport.

Këto janë vetëm dy nga arsyet e përmendura, përse duhet të mbyllen “Universitetet e Thaçit”, siç njihen ndryshe universitetet publike në qendra të ndryshme të Kosovës, të cilat u hapën në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës.

Ndërsa ka shumë se një vit prej kur kryeministri, Ramush Haradinaj ka kërkuar mbylljen e tyre mirëpo ende nuk është ndërmarre asnjë veprim.

Aktualisht në Kosovë funksionojnë 8 universitete publike, Universiteti “Hasan Prishtina” Prishtinë, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Feriza dhe Universiteti i Mitrovicës Veriore. /Gazeta inFokus/

Exit mobile version